Nuk zbatuan vendimet për ndërtimet pa leje dhe shkaktuan mbi 11 mln lekë dëm në buxhet,…

Nuk zbatuan vendimet për ndërtimet pa leje dhe shkaktuan mbi 11 mln lekë dëm në buxhet,…

Pikat kryesore

  • Burime zyrtare nga institucioni i akuzës, bënë me dije se të pandehurit për shpërdorimin e detyrës janë Kryeinspektori i IMT dhe 2 inspektorët.
  • “Në përfundim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier dërgoi çështjen për gjykim kundër të pandehurve: R.
  • L., Kryeinspektor i Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit pranë Bashkisë Divjakë, akuzuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248, i Kodit Penal.

Prokuroria e Fierit, ka dërguar për gjykim dosjen ndaj 3 zyrtarëve vendorë të IMT-së së Divjakës, të akuzuar për mosbatimin e 31 vendimeve gjyqësore për ndërtimet pa leje në atë zonë dhe shkaktimin e një dëmi ekonomik në buxhetin e shtetit me vlerë mbi 11 mln lekë të reja. Burime zyrtare nga institucioni i akuzës, bënë me dije se të pandehurit për shpërdorimin e detyrës janë Kryeinspektori i IMT dhe 2 inspektorët. “Në përfundim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier dërgoi çështjen për gjykim kundër të pandehurve: R. L., Kryeinspektor i Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit pranë Bashkisë Divjakë, akuzuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248, i Kodit Penal. S. M., Inspektor pranë Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit pranë Bashkisë Divjakë, akuzuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248, i Kodit Penal. I. K., Inspektor dhe ish-kryeinspektor pranë Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit pranë Bashkisë Divjakë, akuzuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248, i Kodit Penal”, thuhet në dosjen hetimore. Në lidhje me abuzimin e kryer, institucioni shpjegon se dëmi është shkaktuar gjatë viteve 2021-2022. “Gjithashtu nuk rezultoi të jenë ndërmarrë veprime për vjeljen e masave administrative, duke tejkaluar edhe afatet e parashkrimit, ç’ka ka sjellë një dëm real në buxhetin e shtetit. Nga hetimi u provua se dëmi ekonomik në buxhetin e shtetit dhe të njësisë vendore nga mosvjelja e gjobave për periudhën 2021–2022, është në vlerën 11,170,000 (njëmbëdhjetë milion e njëqind e shtatëdhjetë mijë) Lek” , specifikohet në dosjen penale. Njoftimi i Prokurorisë Fier: “Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq kryeinspektorin dhe dy inspektorët e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) Divjakë, për veprën penale ‘Shpërdorimi i detyrës’ parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Në përfundim të hetimeve mbi procedimin penal nr.346, rezultoi e provar se në 31 raste të hetuara nga prokuroria dhe të dërguara për gjykim për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, parashikuar nga neni 199/a i Kodit Penal, dhe të dënuara nga gjykata me vendime të formës së prerë, nga funksionarët e Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit, pranë Bashkisë Divjakë, nuk janë ushtruar përgjegjësitë ligjore për kontrollin e territorit, si detyrë funksionale e tyre. Rezultoi po ashtu se edhe në rastet e konstatimit të kundërvajtjeve administrative të ndërtimeve pa leje, nuk është ndjekur procedura e rregullt ligjore, sipas parashikimeve të ligjit si konstatimi, vendosja e gjobës, prishja e objektit dhe kallëzimi penal. Gjithashtu nuk rezultoi të jenë ndërmarrë veprime për vjeljen e masave administrative, duke tejkaluar edhe afatet e parashkrimit, ç’ka ka sjellë një dëm real në buxhetin e shtetit. Nga hetimi u provua se dëmi ekonomik në buxhetin e shtetit dhe të njësisë vendore nga mosvjelja e gjobave për periudhën 2021–2022, është në vlerën 11,170,000 (njëmbëdhjetë milion e njëqind e shtatëdhjetë mijë) Lek. L. – Kryeinspektor i Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit pranë Bashkisë Divjakë, akuzuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248, i Kodit Penal. – S. M. – Inspektor pranë Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit pranë Bashkisë Divjakë, akuzuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248, i Kodit Penal. – I. K. – Inspektor dhe ish-kryeinspektor pranë Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit pranë Bashkisë Divjakë, akuzuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248, i Kodit Penal. Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të punonjësve të shërbimit publik që kryejnë vepra penale të lidhur me detyrën e tyre”.

Lini një Përgjigje