Pikat kryesore
- Kur kanë mbetur jo më shumë se dy ditë kohë për formimin qeverisë së re nga Albin Kurti, ende vendi është në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për kërkesën e Listës Serbe.
- Ende nuk dihet nëse zgjedhja e Nenad Rasic do të në harmoni me Kushtetutën apo jo, gjë që mund ta vazhdojë edhe më tej zvarritjen e institucioneve.
- Avokati Ardian Bajraktari, në një prononcim për GazetaBlic , u shpreh se pas së dielës kalon afati i masës së përkohshme dhe duhet të bëhet e ditur se a i ka zotri Kurti 61 numrat për formimin e Kabinetit Qeveritar.
Kur kanë mbetur jo më shumë se dy ditë kohë për formimin qeverisë së re nga Albin Kurti, ende vendi është në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për kërkesën e Listës Serbe. Ende nuk dihet nëse zgjedhja e Nenad Rasic do të në harmoni me Kushtetutën apo jo, gjë që mund ta vazhdojë edhe më tej zvarritjen e institucioneve. Avokati Ardian Bajraktari, në një prononcim për GazetaBlic , u shpreh se pas së dielës kalon afati i masës së përkohshme dhe duhet të bëhet e ditur se a i ka zotri Kurti 61 numrat për formimin e Kabinetit Qeveritar. Sipas tij, nëse jo, atëherë është në dorë të Presidentes të ia kaloj këtë në dorë dikujt tjetër që të shpreh gatishmërinë për formimin e institucioneve. “Në rast se nuk kemi deri në këtë kohë vendim të Gykatës Kushtetuese për sa i përket masës së përkohshme atëherë të dielën kalohet afati prej 15 ditësh ku sipas Kushtetutës neni 95 ka mundësi përkatësisht të drejtë mandatari i propozuar nga Presidentja, zotri Kurti t’a bëj të njohur përbërjen e Qeverisë. Dhe të kërkojë miratimin nga ana e deputetëve të Republikës së Kosovës” “Nëse eventualisht nuk arrin të marrë votat e nevojshme prej 61, atëherë vjën në shprehje e drejta apo deskrecioni i Presidentes që të shikojë mundësinë që në rast ka dikë që brenda subjekteve politike mund të sigurojë këtë shumicë”. Tutje Bajraktari tha se me aq sa është bërë e ditur deri më tani, dy liderët e partive të dyta dhe treta s’kanë shprehur gatishmërinë, përkatësiht nuk i kanë numrat, e që kjo duhet t’i konfirmohet Presidentes. “Në rast që nuk arrihet që asnjë subjekt politik me siguru shumicën prej 61 numrash, atëherë duhet zgjedhje të parakoshme të cilat duhet ë mbahen brenda afatit 40 ditësh”- përfundoi Bajraktari për GazetaBlic. Ardian Bajraktari- Avokat! Përjetoni Pushimet Ideale, me Paketën All Inclusive në Flower Hotels & Resorts! Pushimet e ëndrrave tuaja ju presin këtë UNI-Universum International College mirëpriti sot për vizitë zyrtare z. Chris (Christopher) Johnson, Senior Director and Head UNI-Universum International College mirëpriti sot për vizitë zyrtare z.