Pikat kryesore
- I gjithë procesi vlerësohet se do të ketë një kosto prej 9.2 milion eurosh .
- Qëllimi kryesor i censit është mbledhja e të dhënave reale për bujqësinë shqiptare, sektor që vijon të mbajë një peshë të rëndësishme sociale dhe ekonomike, sidomos në zonat rurale.
- Censi i Bujqësisë, do të realizohet në vend 14 vjet pasi është bërë ‘fotografimi’ i fundit i këtij sektori në Shqipëri.
Shqipëria do të realizojë censin e bujqësisë. Vendimi është miratuar në mbledhjen e qeverisë dhe censi do të mbledhë të dhëna për tokën bujqësore, sipërfaqen e mbjelle, bagetite, bletarinë, punësimin në fermë, moshën dhe gjininë e personave të përfshirë në aktivitetet bujqësore. I gjithë procesi vlerësohet se do të ketë një kosto prej 9.2 milion eurosh . Qëllimi kryesor i censit është mbledhja e të dhënave reale për bujqësinë shqiptare, sektor që vijon të mbajë një peshë të rëndësishme sociale dhe ekonomike, sidomos në zonat rurale. Censi i Bujqësisë, do të realizohet në vend 14 vjet pasi është bërë ‘fotografimi’ i fundit i këtij sektori në Shqipëri. Numërimi pritet të zgjasë 4 javë, dhe ata që refuzojnë të japin informacion për punonjësit e INSTAT do të penalizohen me gjoba nga 30 mijë lekë deri në 100 mijë lekë. Të dhënat e mbledhura nga censi do të shërbejnë si bazë të dhënash për ngritjen e regjistrit statistikor të njësive ekonomike bujqësore, i cili do të mirëmbahet dhe do të administrohet vetëm nga INSTAT-i. Po ashtu në projektligj parashikohet që censi të mbulojë 98% të sipërfaqes së përdorur për qëllime bujqësore, me përjashtim të kopshtarisë, si dhe 98% të njësive blegtorale në vend. Ndërkohë pyjet dhe kullotat publike nuk do të jenë pjesë e censit, përveç rasteve kur përdoren drejtpërdrejt nga njësi ekonomike bujqësore për aktivitetin e tyre. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! “Aty ku dikur jetonte nomenklatura komuniste, sot një italiane sjell shijen autentike të Firences” Të Gjitha Rrugë të Çojnë në Romë/ Nga Italia në Bërxullë: Histori kthimi, dashurie dhe një Shqipëri që po rilind Shqipëria, perla e Ballkanit/ “TTW”: Pritet të regjistrojë rekord turistësh gjatë verës 2026