Cakolli: Nuk mund të thirret seancë e jashtëzakonshme për qeverinë pa dekretim të…

Cakolli: Nuk mund të thirret seancë e jashtëzakonshme për qeverinë pa dekretim të…

Pikat kryesore

  • Pas dështimit të votimit për formimin e qeverisë, është folur te mundësia e thirrjes së një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit.
  • Eugen Cakolli i KDI thotë se një gjë e tillë aktualisht nuk është e mundur.
  • Cakolli ka sqaruar se Kuvendi nuk ka bazë ligjore për t’u mbledhur për votim të qeverisë pa përfunduar më parë hapat kushtetues të mandatarit të ri.

Pas dështimit të votimit për formimin e qeverisë, është folur te mundësia e thirrjes së një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit. Eugen Cakolli i KDI thotë se një gjë e tillë aktualisht nuk është e mundur. Cakolli ka sqaruar se Kuvendi nuk ka bazë ligjore për t’u mbledhur për votim të qeverisë pa përfunduar më parë hapat kushtetues të mandatarit të ri. “Jo, nuk mund të thirret seancë e jashtëzakonshme tani për tani!”, thekson ai. Jo, nuk mund të thirret seancë e jashtëzakonshme tani për tani! Pas dështimit të pardjeshëm të votimit për qeverinë, së pari duhet të zhvillohen konsultimet nga Presidentja me partitë dhe të vendoset se kujt dhe NËSE do të jepet mandatari i dytë. Derisa të përfundojë kjo procedurë dhe të ketë dekret për mandatarin, Kuvendi nuk ka bazë dhe rrethana për t’u mbledhur për çfarëdo votimi, përfshirë atë të qeverisë. Nënshkrimet që po përmenden nuk kanë efekt juridik jashtë procesit të konsultimeve. Ato mund të shërbejnë vetëm si provë gjatë bisedimeve me Presidenten, në kuadër të “kritereve mbizotëruese”. Për më tepër, mes tjerash (por jo vetëm) për të dëshmuar shumicën nevojiten 61 nënshkrime të verifikuara, jo vetëm 40 sosh për thirrje të seancës. Ngjashëm, seanca e jashtëzakonshme nuk mund të thirret as për ligjin për buxhetin. Detyra e parë dhe e patejkalueshme e Kuvendit pas zgjedhjeve është zgjedhja e Qeverisë, jo miratimi i ligjeve. Mbi të gjitha, vetëm një Qeveri e kësaj legjislature mund të propozojë projektligj për buxhetin. BKT Kosova, në bashkëpunim me Dhomën e Ekonomike të Grave të Kosovës – G7, organizuan forumin “Ndërtimi Studentët e 𝐌𝐚𝐬𝐭𝐞𝐫 në UNI – Universum International College kanë mundësinë unike të ndjekin një program ndërkombëtar 10/28/2025 16:35 Policia e Mitrovicës së Jugut fushatë vetëdijesimi për sigurinë në trafik 10/28/2025 16:34 Cakolli: Nuk mund të thirret seancë e jashtëzakonshme për qeverinë pa dekretim të mandatarit 10/28/2025 16:29 Të enjten mblidhet Kryesia e Kuvendit për buxhetin e Prishtinës, Gjilanit e Zubin Potokut

Lini një Përgjigje