Nuk i mbijetoi plagëve! Kuzhinieri i merr jetën kamarierit pas një sherri të çastit në Tiranë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme zonën e “Komunës së Parisit” në Tiranë, ku një person ka humbur jetën pas një konflikti të çastit mes dy punonjësve të të njëjtit lokal.

Sipas informacioneve paraprake, viktima është identifikuar si kamarieri Indrit Ismallari, i cili nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra. Konflikti dyshohet se ka nisur pas një debati të momentit mes tij dhe kuzhinierit Filip Shehu, i cili më pas e ka goditur me thikë në zonën e kraharorit.

Pavarësisht se është transportuar me urgjencë drejt spitalit, kamarieri nuk ka mundur të mbijetojë. Ndërkohë, policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të këtij krimi të rëndë që ka tronditur kryeqytetin.

Lini një Përgjigje