Çadrat me vete, sot reshje shiu të herëpashershme në gjithë vendin

Çadrat me vete, sot reshje shiu të herëpashershme në gjithë vendin

Pikat kryesore

  • Moti i së mërkurës pritet të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme, duke sjellë një ditë me vranësira mesatare deri në të dendura në shumë zona të vendit.
  • Parashikohen reshje shiu të herëpashershme, me intensitet nga i ulët në mesatar, ndërsa në Alpe dhe zonat malore të verilindjes do të ketë reshje bore me intensitet të ulët.
  • Era do të fryjë nga kuadrati i lindjes me shpejtësi rreth 8 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë bregdetit pritet të forcohet deri në 18 m/s.

Moti i së mërkurës pritet të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme, duke sjellë një ditë me vranësira mesatare deri në të dendura në shumë zona të vendit. Parashikohen reshje shiu të herëpashershme, me intensitet nga i ulët në mesatar, ndërsa në Alpe dhe zonat malore të verilindjes do të ketë reshje bore me intensitet të ulët. Era do të fryjë nga kuadrati i lindjes me shpejtësi rreth 8 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë bregdetit pritet të forcohet deri në 18 m/s. Në brigjet e Adriatikut dhe Jonit, valëzimi i detit do të jetë mes forcës 2 deri në 4 ballë.

Lini një Përgjigje