Britney Spears ka dalë në mbrojtje të Justin Bieber, pas kritikave që ai mori për publikimin e disa fotove me djalin e tij, Jack Blues Bieber, në promovimin e albumit të tij të ri, “Swag II”. Pas ndarjes së këtyre imazheve, ku Bieber shfaqej duke mbajtur në krahë djalin e tij përballë kamerës, erdhën një sërë komentesh negative nga ndjekësit. Spears, e cila ka pasur gjithashtu përballje me kritikën publike, shprehu solidaritetin e saj me Bieber, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes familjare në momente të tilla. Ajo u bëri thirrje ndjekësve të jenë më të kujdesshëm dhe të mos nxitojnë në gjykime, duke theksuar se çdo prind bën gabime dhe se dashuria për fëmijët është ajo që ka rëndësi më shumë.