Braimllari në Këshillin Bashkiak: Ndihma për banorët e prekur nga zjarri është detyrim i…

Braimllari në Këshillin Bashkiak: Ndihma për banorët e prekur nga zjarri është detyrim i…

Pikat kryesore

  • Gjatë fjalës së tij, Braimllari e cilësoi ngjarjen si një fatkeqësi, duke theksuar se ndërhyrja e institucioneve ishte e domosdoshme për të përballuar pasojat e dëmeve të shkaktuara.
  • “Kemi të bëjmë me një fatkeqësi, por institucionet shtetërore dhe konkretisht ato bashkiake kanë sjellë këto projektvendime për të lehtësuar barrën e krijuar nga dëmet e pariparueshme në apartamentet e banorëve.
  • Banorët meritojnë shërbim dhe institucionet shtetërore janë në këmbë për t’i mbështetur,” u shpreh ai.

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranë, Endrit Braimllari, ka folur në mbledhjen e këshillit lidhur me ndihmën e miratuar për banorët e prekur nga zjarri që përfshiu një pallat në rrugën e Dibrës, pranë QSUT, disa ditë më parë. Gjatë fjalës së tij, Braimllari e cilësoi ngjarjen si një fatkeqësi, duke theksuar se ndërhyrja e institucioneve ishte e domosdoshme për të përballuar pasojat e dëmeve të shkaktuara. “Kemi të bëjmë me një fatkeqësi, por institucionet shtetërore dhe konkretisht ato bashkiake kanë sjellë këto projektvendime për të lehtësuar barrën e krijuar nga dëmet e pariparueshme në apartamentet e banorëve. Banorët meritojnë shërbim dhe institucionet shtetërore janë në këmbë për t’i mbështetur,” u shpreh ai. Braimllari ndaloi edhe te momentet e zjarrit, duke vlerësuar reagimin e strukturave të emergjencës, që sipas tij shmangën një tragjedi më të rëndë. “Zjarri i rënë te pallati në Rrugën e Dibrës fatmirësisht nuk u kthye në një tragjedi, falë ndërhyrjes së menjëhershme të forcave të emergjencës, veçanërisht forcave zjarrfikëse të Tiranës, të cilat reaguan në mënyrë profesionale dhe të shpejtë,” deklaroi ai. Në përfundim, ai falënderoi ekipet zjarrfikëse për angazhimin dhe profesionalizmin e treguar në menaxhimin e situatës, duke theksuar se siguria e qytetarëve u garantua falë reagimit të tyre në kohë.

Lini një Përgjigje