Bosnja shprehet e gatshme për të dërguar trupa paqeruajtëse në Gazë

Bosnja shprehet e gatshme për të dërguar trupa paqeruajtëse në Gazë

Pikat kryesore

  • Më 17 nëntor të vitit të kaluar, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara e miratoi një rezolutë të hartuar nga SHBA-ja, e cila mbështet planin e presidentit Donald Trump për t’i dhënë fund luftës në Rripin e Gazës.
  • Rezoluta autorizon gjithashtu këtë Forcë Ndërkombëtare të Stabilizimit për enklavën palestineze.
  • Megjithatë, rezoluta e OKB-së shihet si thelbësore për legjitimimin e organit të përkohshëm qeverisës dhe ofrimin e garancive për vendet që po shqyrtojnë dërgimin e trupave në Gazë.

Ministri i Mbrojtjes i Bosnjës duhet t’i njoftojë Shtetet e Bashkuara për gatishmërinë e Bosnjës për të dërguar anëtarë të Forcave të Armatosura të Bosnjës në misionin e Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gazë, sapo të ketë përfunduar procedura ligjore lidhur me këtë vendim. “Ministri i Mbrojtjes i Bosnje e Hercegovinës është i ngarkuar me kryerjen e procesit të emërimit të përfaqësuesit ushtarak të Bosnje e Hercegovinës në misionin e Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gazë dhe paraqitjen e një propozimi për vendim për emërimin e tij në Presidencën e Bosnje e Hercegovinës”, thuhet në vendimin e Presidencës së Bosnjës. Këshilli i Ministrave i Bosnjës është gjithashtu i ngarkuar me detyrën që t’ia paraqesë Presidencës së Bosnjës një vlerësim mbi arsyen e pjesëmarrjes së anëtarëve të Forcave të Armatosura të Bosnjës në misionin e paqeruajtës në Gazë. Më 17 nëntor të vitit të kaluar, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara e miratoi një rezolutë të hartuar nga SHBA-ja, e cila mbështet planin e presidentit Donald Trump për t’i dhënë fund luftës në Rripin e Gazës. Rezoluta autorizon gjithashtu këtë Forcë Ndërkombëtare të Stabilizimit për enklavën palestineze. Megjithatë, rezoluta e OKB-së shihet si thelbësore për legjitimimin e organit të përkohshëm qeverisës dhe ofrimin e garancive për vendet që po shqyrtojnë dërgimin e trupave në Gazë. Teksti i rezolutës thotë se shtetet anëtare mund të marrin pjesë në Komitetin e Paqes të kryesuar nga Trumpi, i cili është menduar si një organ kalimtar që do të mbikëqyrë rindërtimin dhe rimëkëmbjen ekonomike të Gazës. Ndërsa, detyra e Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit është të sigurojë procesin e demilitarizimit të Gazës, duke përfshirë shkatërrimin e armëve dhe infrastrukturës ushtarake. Rezoluta është pjesë e fazës së dytë të planit të paqes të administratës Trump për Gazën. Faza e dytë parashikon krijimin e një administrate kalimtare (Komiteti i Paqes), fundin e sundimit të Hamasit në Gazë dhe demilitarizimin e plotë të enklavës, të cilën Hamasi ende nuk e ka pranuar. Forca Ndërkombëtare e Stabilizimit do të vendoset në marrëveshje me Izraelin dhe Egjiptin, dhe SHBA-ja është në bisedime me disa vende për pjesëmarrjen në mision, pa dërguar trupa amerikane. Vendet e përmendura deri më tani përfshijnë Indonezinë, Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjiptin, Katarin dhe Turqinë. Rezoluta gjithashtu ofron mbështetje financiare për rindërtimin e Gazës përmes Bankës Botërore dhe një fondi të posaçëm. Forcat e Armatosura të Bosnjës kanë marrë pjesë më parë në misione paqeruajtëse në të gjithë botën dhe aktualisht tre anëtarë janë në Republikën e Afrikës Qendrore. /REL/ Nëse Düsseldorfi është destinacioni juaj, PrishtinaTicket ju ofron fluturime direkte nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës çdo ditë, Rixos Premium Dubrovnik 2 netë Çmimi: nga 159 € për person Shërbimi: Half Board Në çmim përfshihet: Akomodimi në hotel luksoz Mëngjesi Darka Pishina e

Lini një Përgjigje