Bora përfshin Korçën, nuk raportohen akse rrugore të bllokuara

Bora përfshin Korçën, nuk raportohen akse rrugore të bllokuara

Pikat kryesore

  • Mëngjesin e kësaj të premteje kanë nisur reshjet e dëborës në qarkun e Korçës.
  • Konkretisht, në aksin rrugor Boboshticë-Dardhë, autoritetet rrugore kanë nisur pastrimin e rrugës me borëpastruese dhe hedhjen e kripës.
  • Aktualisht nuk raportohen akse rrugore të bllokuara apo të cilat kalohen me vështirësi për qarkullimin.

Mëngjesin e kësaj të premteje kanë nisur reshjet e dëborës në qarkun e Korçës. Konkretisht, në aksin rrugor Boboshticë-Dardhë, autoritetet rrugore kanë nisur pastrimin e rrugës me borëpastruese dhe hedhjen e kripës. Aktualisht nuk raportohen akse rrugore të bllokuara apo të cilat kalohen me vështirësi për qarkullimin. Sipas Prefekturës së Korçës, qarkullimi është normal në të gjitha akset kryesore të qarkut. Ndërkohë, stafi i Drejtorisë Qendër-Lindje të Autoritetit Rrugor Shqiptar po i monitoron akset rrugore për të garantuar ndërhyrje të menjëhershme aty ku është e nevojshme. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!

Lini një Përgjigje