Pikat kryesore
- Ju keni përdorur fjalë të forta si “kolaps institucional” dhe “dështim shtetëror”.
- Kosova gjatë vitit 2025 nuk ka pasur as Kuvend funksional dhe as Qeveri të qëndrueshme.
- Institucionet politike e kanë lënë ekonominë pa mbështetje, pa koordinim dhe pa orientim strategjik.
Në një kohë kur institucionet e Kosovës janë të paralizuara dhe ekonomia përballet me krizën më të rëndë të dekadës, kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, në një intervistë për revistën “ Monitor ”, flet hapur për situatën e vështirë institucionale, rënien e prodhimit vendas, trendin e ikjes së investitorëve, raportet Kosovë–Shqipëri dhe pasojat e mosmiratimit të buxhetit të shtetit. Ju keni përdorur fjalë të forta si “kolaps institucional” dhe “dështim shtetëror”. Ku e bazoni këtë vlerësim? Kosova gjatë vitit 2025 nuk ka pasur as Kuvend funksional dhe as Qeveri të qëndrueshme. Institucionet politike e kanë lënë ekonominë pa mbështetje, pa koordinim dhe pa orientim strategjik. Ky është dështim i nivelit më të lartë. Pasojat i ndiejnë çdo ditë bizneset, punëtorët dhe qytetarët. Si po ndikon kriza institucionale në ekonominë reale dhe te bizneset prodhuese? Po ndikon drejtpërdrejt. Importet kanë arritur në mbi 7 miliardë euro në vit, ndërsa prodhimi vendas po bie çdo muaj. Kostot e energjisë janë të papërballueshme dhe mungon çdo politikë zhvillimore. Prodhuesit po luftojnë për mbijetesë, ndërkohë që shteti nuk ka një strategji industriale që të orientojë zhvillimin afatgjatë. Kjo është pasojë e mungesës së vizionit dhe e luftës politike për pushtet. Si e shihni trendin e ikjes së investitorëve nga Kosova? Disa prej tyre tashmë janë zhvendosur në Shqipëri, pse po ndodh kjo?