Apartamenti me qira përdorej për prostitucion, arrestohen dy kolumbiane në Durrës

Apartamenti me qira përdorej për prostitucion, arrestohen dy kolumbiane në Durrës

Pikat kryesore

  • Finalizohet faza e 11-të e operacionit policor të koduar “ STORM ” për goditjen e veprimtarisë kriminale të prostitucionit në Durrës.
  • Policia ka njoftuar këtë të shtunë, më 13 dhjetor, se dy shtetase nga Kolumbia, L.
  • P., 26 vjeçe, u arrestuan pasi kishin marrë me qira një apartament në zonën e Shkëmbit të Kavajës dhe e kishin shfrytëzuar për ushtrimin e aktivitetit të prostitucionit.

Finalizohet faza e 11-të e operacionit policor të koduar “ STORM ” për goditjen e veprimtarisë kriminale të prostitucionit në Durrës. Policia ka njoftuar këtë të shtunë, më 13 dhjetor, se dy shtetase nga Kolumbia, L. S., 26 vjeçe, dhe M. P., 26 vjeçe, u arrestuan pasi kishin marrë me qira një apartament në zonën e Shkëmbit të Kavajës dhe e kishin shfrytëzuar për ushtrimin e aktivitetit të prostitucionit. Gjithashtu, për veprën penale “ Prostitucioni ”, është proceduar penalisht në gjendje të lirë edhe shtetasi shqiptar E. M., 22 vjeç, banues në Burrel. Gjatë kontrollit në apartament u sekuestruan dy pasaporta të shtetaseve të huaja, shuma parash në lekë dhe valutë, tre aparate celular, një bllok shënimesh dhe disa karta SIM. Operacioni “ STORM ”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve së DVP Durrës, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, u ndoq me metoda speciale të hetimit për disa javë dhe kishte për qëllim goditjen e veprave penale “ Prostitucion ” dhe “ Përshtatja e ambienteve për prostitucion ”.

Lini një Përgjigje