Pikat kryesore
- Ish-deputeti Myslim Murrizi, ka komentuar protestën e PD tek Kryeministria, pak ditë më parë, të cilin Berisha e ka quajtur edhe ‘Foltorja 2’.
- I ftuar në emisonin ‘Frontline Intervieë’ në Report Tv, ai tha se Berishës si besojnë më demokratët.
- Ai theksoi se nuk iu bashkua protestës, pasi janë të njëjtët njerëz në atë parti ndër vite dhe nuk pret asnjë ndryshim.
Ish-deputeti Myslim Murrizi, ka komentuar protestën e PD tek Kryeministria, pak ditë më parë, të cilin Berisha e ka quajtur edhe ‘Foltorja 2’. I ftuar në emisonin ‘Frontline Intervieë’ në Report Tv, ai tha se Berishës si besojnë më demokratët. Ai theksoi se nuk iu bashkua protestës, pasi janë të njëjtët njerëz në atë parti ndër vite dhe nuk pret asnjë ndryshim. ‘Në foltoren e parë kush i qëndroi besnik u flak në rrugë. Berisha iu tha demokratëve që do ta bëjnë partinë konservatore dhe u bënë parti konvervash. Thanë do të bëhemi foltore dhe e bën faltore, thanë do ta bëjmë parti të djathtë dhe e bënë parti djathi. Çfarë përfaqësojnë këta dhe pse duhet që të shkojë unë në një foltore që bënë Berisha. Qysh nga 12 marsi nuk është mbledhur më Këshilli Kombëtar i partisë. Pse duhet që të shkojë një demokratë atje, flas për ata që kanë qenë ndër vite, në atë parti janë po të njëjtët individë që flasin. Unë shkojë në çdo protestë jo në çdo tellaltore ku flasin të njëjtit njerëz’, tha ai. Murrizi tha se qytetarët duhet që të dalin dhe të protestojnë për problemet e tyre dhe jo vetëm kur organizohet protestë nga partitë politike.