Berishën e tallin sërish: I dërgojnë mesazh si denoncim i qytetarit dixhital një tekst të…

Berishën e tallin sërish: I dërgojnë mesazh si denoncim i qytetarit dixhital një tekst të…

Pikat kryesore

  • Sali Berisha ka rënë sërish pre e “qytetarit dixhital”, një figurë që ai vetë e ka shpikur dhe promovuar prej vitesh si burim denoncimesh publike.
  • Denoncimi flet për “situata alarmante”, “terr”, “mungesë besimi” dhe “rrezik abuzimi”, por pa denoncuar asnjë ngjarje konkrete apo veprim konkret të paligjshëm.
  • Nuk është hera e parë që ish-kryeministri bie në këtë kurth.

Sali Berisha ka rënë sërish pre e “qytetarit dixhital”, një figurë që ai vetë e ka shpikur dhe promovuar prej vitesh si burim denoncimesh publike. Kësaj here, në faqen e tij është publikuar një tekst që pretendohet si denoncim alarmant për Shkolla Profesionale Kristo Isak në Berat, por që, në thelb, nuk përmban asnjë fakt konkret, asnjë të dhënë të verifikueshme, asnjë emër të denoncuar apo problematik të qartë që ngrihet si shqetësim. Karakteristika kryesore e këtij “denoncimi” është gjuha e tij: e përgjithshme, abstrakte, e ndërtuar me fraza të gjata, të përsëritshme dhe me tone morale universale, tipare që përputhen qartësisht me një tekst të gjeneruar nga inteligjenca artificiale dhe të pa redaktuar nga dorë njerëzore dhe që, në thelb, s’thotë asgjë. Denoncimi flet për “situata alarmante”, “terr”, “mungesë besimi” dhe “rrezik abuzimi”, por pa denoncuar asnjë ngjarje konkrete apo veprim konkret të paligjshëm. Nuk është hera e parë që ish-kryeministri bie në këtë kurth. Prej vitesh, “denoncimet” e qytetarit dixhital kanë prodhuar më shumë tallje sesa hetime, më shumë dyshime për burimin sesa për objektin e tyre. Rasti i fundit e thellon edhe më tej këtë paradoks: një tekst mekanik, i ftohtë dhe pa përmbajtje konkrete, publikohet si alarm shoqëror, duke ekspozuar jo institucionin e përmendur, por mungesën e seriozitetit në mënyrën se si ndërtohet komunikimi politik. Në fund, ajo që mbetet është një shembull se si teknologjia, kur përdoret pa përgjegjësi, mund të kthehet në karikaturë politike dhe se si “qytetari dixhital” vazhdon të tallet me krijuesin e vet. /TemA Situatë tejet alarmante në Shkollën “Kristo Isak”. Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. Shkolla Profesionale “Kristo Isak”, Berat** Në një kohë kur Shqipëria po përballet çdo ditë me raste tronditëse abuzimi ndaj të miturve, heshtja dhe neglizhenca nuk janë më opsion. Ky denoncim publik ka të bëjë me një situatë thellësisht shqetësuese që ndodh në Shkollën Profesionale “Kristo Isak” në qytetin e Beratit. Drejtoria e kësaj shkolle funksionon me derë të mbyllur dhe sistem elektronik, që nuk hapet nga jashtë, duke e bërë praktikisht të pamundur hyrjen e lirë të nxënësve, prindërve apo mësuesve pa autorizim të brendshëm. Kjo nuk është thjesht një masë administrative. Kjo është një problem serioz sigurie dhe transparence. • ku abuzimi psikologjik, moral dhe seksual është bërë plagë kombëtare, është e papranueshme dhe e turpshme që një institucion arsimor të krijojë kushte izolimi në vend të mbrojtjes. Ky denoncim nuk është akuzë personale, por është alarm publik. Sepse institucionet që mbyllen, krijojnë terr. Dhe terri është gjithmonë terren për abuzim. Një drejtori shkolle nuk është bunker. Një drejtor nuk është figurë e pakontrollueshme. Një shkollë nuk është vend frike. • Pse nxënësit nuk mund të hyjnë të shoqëruar? • Pse prindërit nuk kanë akses të drejtpërdrejtë? • Kush mban përgjegjësi nëse ndodh diçka pas asaj dere të mbyllur? Në vitin 2026, në Shqipëri, siguria e nxënësve duhet të jetë prioritet absolut, jo çështje komoditeti administrativ. Kërkohet ndërhyrje urgjente nga Institucionet perkatese sepse parandalimi është detyrim, jo zgjedhje. Dhe sepse një derë e mbyllur në shkollë është një alarm i hapur për shoqërinë.

Lini një Përgjigje