Berisha: Rezultatin e 11 majit do ta çojmë në Kushtetuese, beteja vazhdon në çdo front Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se opozita nuk do të ndalet në sfidimin e rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit, edhe pse Kolegji Zgjedhor e ka rrëzuar kërkesën e tyre.
Ai paralajmëroi se hapi i radhës do të jetë Gjykata Kushtetuese, ndonëse nuk pret drejtësi nga kjo instancë.
“S’k a njeri që s’e di se sistemi i drejtësisë ndodhet në duart e Ramaduros.
Por kjo nuk do të thotë që ne të mos ndjekim procedurën” , u shpreh Berisha.
Sipas tij, opozita nuk njeh rezultatin e zgjedhjeve, por do të vijojë betejën në të gjitha drejtimet.
Në parlament, demokratët do të kërkojnë ngritjen e dy komisioneve hetimore: një për zgjedhjet që ai i cilësoi “farsë” dhe një tjetër për çështjen McGonigal.
Duke iu referuar raportit të Inspektorit të Përgjithshëm në SHBA, Berisha tha se aty faktohet “bashkëpunimi kriminal ndërkombëtar mes ish-agjentit të FBI-së dhe Kryeministrit Rama”.
Berisha: Rezultatin e 11 majit do ta çojmë në Kushtetuese, beteja vazhdon në çdo front Shqipëria drejt hapjes së plotë të kapitujve të BE-së, më 16 shtator konferenca e gjashtë ndërqeveritare Edi Rama paralajmëron qeveri të re: Do ketë emra surprizë Kod i ri etike për mësuesit: Kujdes në rrjete sociale, paraqitje dhe sjellje në publik Kolegji Zgjedhor rrëzoi padinë e PD dhe certifikoi zgjedhjet e 11 majit, Berisha: Komision hetimor për farsën elektorale Kapet në Kolumbi “Kimisti”/ Pjesë e grupit që transportonte dhe përpunonte kokainën në banesën e ish-kreut të komunës në Frakull