Me fishkëllima e brohorima u ndërpre shfaqja e filmit në gjuhën shqipe në Podgoricë, reagojnë producenti dhe zyra e BE’së atje Shfaqja e filmit “Lejleku” të regjisorit shqiptar, Isa Qosja, në festivalin e filmit Xhada në Podgoricë të Malit të Zi , u ndërpre derisa po shfaqej për publikun në mjedis të hapur më 3 shtatorit, njoftuan organizatorët.
Ajo u ndërpre për shkak të “pakënaqësive të shprehura zëshëm nga një grup personash ende të panjohur, të cilëve, siç thuhet, u pengoi fakti që filmi ishte në gjuhën shqipe” Organizatorët konfirmuan se ndodhi një “situatë e pakëndshme” dhe se shfaqja e filmit u ndërpre.
Pas këtij akti ka reaguar producenti Bajrush Kajtazi, i cili ka publikuar edhe pjesë nga reagimi i pranisë së BE’së në Mal të Zi.
“Projekcioni i tij në Zabjelo u ndërpre nga një grup individësh që përdorën britma, fyerje dhe gjuhë urrejtjeje.
Ky është një akt i turpshëm dhe i papranueshëm, por fakti që Lejleku ngjalli reagime kaq të forta tregon fuqinë e tij: ky film hap dialog, sfidon tabutë dhe prek plagë që disa përpiqen t’i fshehin”, ka shkruar ai.
Si producent i filmit “Lejleku” (Roda), shpreh krenarinë e madhe që kemi realizuar filmin e pare të metrazhit të gjatë në gjuhën shqipe të financuar nga Qendra e Filmit në Mal të Zi, një moment historik për kulturën dhe kinematografinë shqiptare në këtë vend.
Filmi është realizuar në bashkëfinancim me Qendrën e Filmit të Kosovës, Qendrën e Filmit të Maqedonise së Veriut, Qendrën e Filmit të Shqipërisë dhe programin prestigjioz europian Eurimages, duke e vendosur këtë project në një nivel rajonal dhe ndërkombëtar të lartë.
Projekcioni I tij në Zabjelo u ndërpre nga një grup individësh që përdorën britma, fyerje dhe gjuhë urrejtjeje.
Ky është një akt I turpshëm dhe I papranueshëm, por fakti që Lejleku ngjalli reagime kaq të forta tregon fuqinë e tij: ky film hap dialog, sfidon tabutë dhe prek plagë që disa përpiqen t’i fshehin.
Si producent, them me krenari se Lejleku do të vazhdojë rrugëtimin e tij në festival, kinematë dhe hapësirat kulturore të rajonit dhe të Europës.
Ky film është dëshmi se arti shqip ka zë, ka dinjitet dhe ka mbështetje të forte nderkombetare dhe ky zë nuk do të heshtet kurrë.
Ndërpritet shfaqja e një filmi në gjuhën shqipe në Podgoricë ZRRE: Nuk përjashtohet mundësia e shqyrtimit të tarifave të rrymës sërish në dhjetor Agon Maliqi: Momenti i kthjelljës do të jetë kur kufiri me Shqipërinë do të na bëhet kufi me BE-në Me fishkëllima e brohorima u ndërpre shfaqja e filmit në gjuhën shqipe në Podgoricë, reagojnë producenti dhe zyra e BE’së atje Kurtit s’i pëlqen pyetja pse vajza e tij nuk shkollohet në Kosovë, i hakmerret menjëherë gazetares Shqipëria drejt hapjes së plotë të kapitujve të BE-së, më 16 shtator konferenca e gjashtë ndërqeveritare 17 vjeçari nga Kosova i shtrirë për tokë, momenti kur policia gjermane e neutralizoi pas dyshimeve se theri një mësues