Pikat kryesore
- News24 mëson detaje nga fokusi i diskutimeve në këtë mbledhje.
- Gazetari i News24, Ergys Gjençaj raportoi për se socialistët do të vijojnë punën me komisionet e Reformës Zgjedhore dhe atë Territoriale, pavarësisht asaj që paralajmëroi kreu i PD, Sali Berisha.
- “Puna në dy komisionet e posaçme parlamentare të reformës territoriale dhe zgjedhore.
Berisha ndërpreu bashkëpunimin me mazhorancën/ Detaje nga mbledhja e grupit të PS: Vijojmë punën me Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale Grupi parlamentar i PS po zhvillon mbledhje këtë të hënë nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama. News24 mëson detaje nga fokusi i diskutimeve në këtë mbledhje. Gazetari i News24, Ergys Gjençaj raportoi për se socialistët do të vijojnë punën me komisionet e Reformës Zgjedhore dhe atë Territoriale, pavarësisht asaj që paralajmëroi kreu i PD, Sali Berisha. “Puna në dy komisionet e posaçme parlamentare të reformës territoriale dhe zgjedhore. Puna në dy komisionet do të vijojë agjendën e përcaktuar pasi nuk ka kohë për të humbur”, raportoi ai. Qendrimi i PS vjen pas vendimit të Kryesisë së PD për ndërprerjen e bashkëpunimit me PS. Kryedemokrati Sali Berisha akuzoi mazhorancën se “rrëmbeu” Avokatin e Popullit dhe se kjo ishte vija ndarëse mes dy kampeve politike. Berisha tha se PD nuk do të bashkëpunojë me mazhorancën për asnjë nga reformat në proces. loading…