Pikat kryesore
- Gjithashtu News24 mëson se Rama u ka kërkuar deputetëve të përqendrohen te ligjet e rëndësishme që lidhen me integrimin e BE.
- Mbledhja e grupit të PS ka nisur në orët e para të mëngjesit.
- E pranishme në këtë mbledhje është edhe Belinda Balluku, e cila u rikthye në detyrë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
“Dilni në zonat zgjedhore dhe takoni elektoratin”, zbulohen porositë e Ramës për deputetët e PS-së Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e zhvilluar me Grupin Parlamentar të PS ka bërë të qartë se deputetët e PS duhet të jenë aktiv, sidomos në zonat ku janë zgjedhur. Rama ka theksuar se duhet të jenë në takime me elektoratin. Gjithashtu News24 mëson se Rama u ka kërkuar deputetëve të përqendrohen te ligjet e rëndësishme që lidhen me integrimin e BE. Mbledhja e grupit të PS ka nisur në orët e para të mëngjesit. E pranishme në këtë mbledhje është edhe Belinda Balluku, e cila u rikthye në detyrë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. loading…