Berisha mbledh sot mbështetësit e tij, protesta e radhës në Tiranë para kryeministrisë

Berisha mbledh sot mbështetësit e tij, protesta e radhës në Tiranë para kryeministrisë

Pikat kryesore

  • Sali Berisha ka thirrur militantët në tubimin e radhës sot në 18:00.
  • Protesta zhvillohet në një ditë feste për komunitetin bektashi, atë të Sulltan Norvuzi.
  • Megjithatë, simbolika e zgjedhur nga demokratët, është ajo e 22 marsit të vitit 1992 që shënon fitoren e Partisë Demokratike në zgjedhjet e para pluraliste pas rënies së komunizmit në Shqipëri.

Sali Berisha ka thirrur militantët në tubimin e radhës sot në 18:00. Protesta zhvillohet në një ditë feste për komunitetin bektashi, atë të Sulltan Norvuzi. Megjithatë, simbolika e zgjedhur nga demokratët, është ajo e 22 marsit të vitit 1992 që shënon fitoren e Partisë Demokratike në zgjedhjet e para pluraliste pas rënies së komunizmit në Shqipëri. Sipas një mesazhi të shpërndarë strukturave, protesta do të nisë para kryeministrisë, në bulevardin Dëshmorët e Kombit, por ende nuk janë bërë të ditura skenarët e saj, nëse do të ketë fjalime, me një podium të ngritur para godinës së qeverisë, apo një tur nëpër kryeqytet, që përfundoi me molotovët që rrezikuan jetën e artistëve brenda ish-vilës së diktatorit në ish-bllok. “Të dashur demokratë, Edi Rama është izoluar ndërkombëtarisht. Në përplasje me drejtësinë. Rezistenca jonë nuk ndalet deri në largimin e tij, deri në qeveri teknike dhe zgjedhje të lira. Detyra jonë, është ta rrëzojmë.

Lini një Përgjigje