Berisha largon Ervin Salianjin si drejtues politik në Njësinë 6 në Tiranë, 3 ditë para…

Berisha largon Ervin Salianjin si drejtues politik në Njësinë 6 në Tiranë, 3 ditë para…

Pikat kryesore

  • Kur duhen edhe 3 ditë të mbahet protesta e lajmëruar e opozitës të hënën më 22 dhjetor, kryetari i PD, Sali Berisha, ka vendosur të largojë Ervin Salianjin nga posti i drejtuesit politik në Njësinë 6 në Tiranë.
  • Vendimi vjen në një moment të vështirë për opozitën, ndërsa strukturat janë në fazë mobilizimi për protestën e radhës kundër qeverisë.
  • Salianji kishte ndërtuar një komunikim të drejtpërdrejtë me bazën, duke u fokusuar te aktivizimi i të rinjve dhe riorganizimi i strukturave lokale.

Kur duhen edhe 3 ditë të mbahet protesta e lajmëruar e opozitës të hënën më 22 dhjetor, kryetari i PD, Sali Berisha, ka vendosur të largojë Ervin Salianjin nga posti i drejtuesit politik në Njësinë 6 në Tiranë. Vendimi vjen në një moment të vështirë për opozitën, ndërsa strukturat janë në fazë mobilizimi për protestën e radhës kundër qeverisë. Ervin Salianji ka qenë aktiv në këtë njësi, veçanërisht në zonën e Kombinatit, ku takimet e zhvilluara nga ai me strukturat dhe simpatizantët e PD-së janë karakterizuar nga pjesëmarrje e gjerë dhe një angazhim i dukshëm i të rinjve. Salianji kishte ndërtuar një komunikim të drejtpërdrejtë me bazën, duke u fokusuar te aktivizimi i të rinjve dhe riorganizimi i strukturave lokale. Pikërisht ky angazhim është parë si një aset politik, në një kohë kur opozita kërkon të zgjerojë ndikimin e saj dhe të rikthejë besimin e elektoratit. BW

Lini një Përgjigje