Bekim Sali në Kiev gjatë ofensivës ruse: Maqedonia e Veriut rikonfirmon përkrahjen për…

Bekim Sali në Kiev gjatë ofensivës ruse: Maqedonia e Veriut rikonfirmon përkrahjen për…

Pikat kryesore

  • I pari Zëvendëskryeministër, Bekim Sali, u mirëprit nga homologu i tij ukrainas, Zëvendësministri i Punëve të Jashtme Oleksandr Mischenko.

I pari Zëvendëskryeministër, Bekim Sali, u mirëprit nga homologu i tij ukrainas, Zëvendësministri i Punëve të Jashtme Oleksandr Mischenko. Pas mbërritjes në tokën ukrainase, Ministri Sali u prit nga Oleksandr Mischenko, Zëvendësministër i Jashtëm, bashkë me ambasadorin e Maqedonisë së Veriut në Kiev, Dimitar Blazhevski, si dhe zyrtarë të tjerë të protokollit nga diplomacia ukrainase. Prezenca e Zëvendëskryeministrit të Parë në këtë forum shërben si një dëshmi e qartë e angazhimit të palëkundur të Republikës së Maqedonisë së Veriut ndaj shtetit ukrainas, duke mbështetur sovranitetin, pavarësinë dhe tërësinë territoriale të tij, si dhe rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian. Vizita në Kiev parashikon edhe angazhimin e Ministrit Sali në seancën plenare të Samitit, ku ai do të theksojë edhe një herë përkushtimin që Shkupi ka për të ndihmuar Kyiv-in dhe vullnetin për të ofruar njohuritë dhe kapacitetet e ngritura gjatë negociatave të anëtarësimit në BE. Në këtë samit marrin pjesë udhëheqës dhe delegatë të nivelit të lartë nga Ukraina dhe shtetet fqinje të Ballkanit, me qëllim thellimin e partneritetit rajonal, ofrimin e asistencës për Kievin dhe fuqizimin e objektivave të tij për integrim evropian.

Lini një Përgjigje