Pikat kryesore
- Danimarka ka prezantuar një nga reformat më të ashpra ligjore në Bashkimin Evropian, e cila synon dëbimin e menjëhershëm të shtetasve të huaj që kryejnë vepra të rënda penale.
- Kryeministrja Mette Frederiksen, gjatë një konference për shtyp, e pranoi hapur se kjo lëvizje është e guximshme dhe mund të shkaktojë përplasje juridike me Konventat Evropiane të të Drejtave të Njeriut.
- Megjithatë, ajo theksoi vendosmërinë e qeverisë për të ndryshuar realitetin aktual.
Danimarka ka prezantuar një nga reformat më të ashpra ligjore në Bashkimin Evropian, e cila synon dëbimin e menjëhershëm të shtetasve të huaj që kryejnë vepra të rënda penale. Kryeministrja Mette Frederiksen, gjatë një konference për shtyp, e pranoi hapur se kjo lëvizje është e guximshme dhe mund të shkaktojë përplasje juridike me Konventat Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Megjithatë, ajo theksoi vendosmërinë e qeverisë për të ndryshuar realitetin aktual. “Qeveria po vepron në mënyrë jokonvencionale. Ne po ndryshojmë legjislacionin në vend që të presim vendimet e gjykatave për rastet e deportimit,” deklaroi Frederiksen.