Kapitull i ri për gjimnastikën shqiptare Presidenti i Federatës Italiane të

Kapitull i ri për gjimnastikën shqiptare Presidenti i Federatës Italiane të

Pikat kryesore

  • Adrea Fazzio, bëri një vizitë 2-ditore në Shqipëri, me ftesë të Presidentit të Federatës Shqiptare të Gjimnastikës, Leonard Lulaj.
  • Titullarët e dy federatave shqiptare dhe italiane u pritën në një takim të veçantë nga Presidenti i KOKSH Z.
  • Fazzio realizohet në një klimë miqësore të bashkëpunimit mes dy federatave.

Presidenti i Federatës Italiane të Gjimanstikës, Z. Adrea Fazzio, bëri një vizitë 2-ditore në Shqipëri, me ftesë të Presidentit të Federatës Shqiptare të Gjimnastikës, Leonard Lulaj. Titullarët e dy federatave shqiptare dhe italiane u pritën në një takim të veçantë nga Presidenti i KOKSH Z. Fidel Ylli. Kjo vizitë e parë në vendin tonë e Z. Fazzio realizohet në një klimë miqësore të bashkëpunimit mes dy federatave. Në selinë qendrore të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar u nënshkrua një memorandum bashkëpunimi, fokusi i të cilit ishte trajnimi i gjimnasteve shqiptare në kampuset sportive në Itali, kurset e trajnimit për trajnerët dhe gjyqtarët, si dhe mbështetja logjistike me bazë materiale për ekipet shqiptare të gjimnastikës. Gjatë qëndrimit në Shqipëri, Presidenti i FIGJ Z. Fazzio u ftua nga Presidenti i KOSH Z. Ylli në ceremoninë e organizar, ku Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Shkëlqesia e Tij Bajram Begaj i dorëzoi flamurin kombëtar ekipit olimpik Team Albania që do të përfaqësojë Shqipërinë në Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Cortina 2026. Në vijim të vizitës në Shqipëri, Presidenti Fazzio udhëtoi drejt Shkodrës dhe u takua me gjimnastet shkodrane të ekipit Gjimnastika Vllaznia ku ndoqi performancën e vajzave në disa prej veglave gjimnastikore, duke vlerësuar punën e bërë, si dhe uroi sportiset për prfaqësimin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

Lini një Përgjigje