Pikat kryesore
- Barcelona është kampione e Spanjës për të dytin sezon radhazi dhe për të 29-ën herë në histori.
- Ekipi katalanas e arriti këtë sukses në një mënyrë historike, duke mposhtur me shifrat 2-0 rivalin e saj të përjetshëm, Real Madridin.
- Ishte një ndeshje e dominuar nga fillimi deri në fund nga skuadra e Hansi Flick, që shënoi që në minutën e 9-të me një goditje dënimi të ekzekutuar në mënyrë spektakolare nga Rashford.
Barcelona është kampione e Spanjës për të dytin sezon radhazi dhe për të 29-ën herë në histori. Ekipi katalanas e arriti këtë sukses në një mënyrë historike, duke mposhtur me shifrat 2-0 rivalin e saj të përjetshëm, Real Madridin. Ishte një ndeshje e dominuar nga fillimi deri në fund nga skuadra e Hansi Flick, që shënoi që në minutën e 9-të me një goditje dënimi të ekzekutuar në mënyrë spektakolare nga Rashford. Skuadra e Arbeloas u duk shumë e kontraktuar dhe e pafuqishme në këtë ndeshje, duke krijuar shumë pak mundësi për të merituar më shumë. Me këtë fitore, Barcelona kurorëzon një rrugëtim perfekt në La Liga, duke triumfuar pas plot peripecish. Ky është edhe trofeu i vetëm sezonal që i kishte mbetur katalanasve për të fituar.