Balluku/ Seanca në Kushtetuese, Qeveria: Pezullimi antikushtetues. Vendimi i njëanshëm

Balluku/ Seanca në Kushtetuese, Qeveria: Pezullimi antikushtetues. Vendimi i njëanshëm

Pikat kryesore

  • Në argumentet në seancë kushtetuese, përfaqësuesja e qeverisë Jona Qosja, u shpreh se ministri ka të njëjtin imunitet si deputeti dhe me vendimin e saj GJKKO nuk ka respektuar të gjitha hallkat, deri në pezullim.
  • “Në lidhje me kufizimet e kompetencës së GJKKO duhet të përmendim edhe një aspekt që ka të bëjë më statusin e këshillit të ministrave.
  • Emërimi dhe shkarkimi përbën cështje te të drejtës kushtetuese.

Në argumentet në seancë kushtetuese, përfaqësuesja e qeverisë Jona Qosja, u shpreh se ministri ka të njëjtin imunitet si deputeti dhe me vendimin e saj GJKKO nuk ka respektuar të gjitha hallkat, deri në pezullim. Ajo e konsideroi vendimin antikushtetues dhe të njëanshme. “Në lidhje me kufizimet e kompetencës së GJKKO duhet të përmendim edhe një aspekt që ka të bëjë më statusin e këshillit të ministrave. Emërimi dhe shkarkimi përbën cështje te të drejtës kushtetuese. Ndryshe prishet balanca mes pushteteve. Nuk është përcaktues vetëm fakti nëse funksionari publik është I zgjedhur në elektorat apo jo. Nëse është funksion kushtetues askush nuk mund të pengojë ushtrimin e detyrës së tij sa kohë nuk është I dënuar me vendim të formës së prerë. Në rastin konkret Kuvendi mund të japë autorizim për masën që pengojnë detyrën e ministrit. Vendimi i njëanshëm haptazi nuk përmbush parimin kushtetues dhe cënon ndarjen e pushteteve. Për të gjitha këto, kërkojmë nga gjykata pezullimin pjesërisht të vendimeve.” u shpreh Qosja.

Lini një Përgjigje