Pikat kryesore
- Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti nuk ndryshon dhe se largimi i tij nga pushteti do të ishte “nderi më i madh që i bëhet vendit”.
- Ajo ka theksuar se marrëveshja e Brukselit dhe Aneksi i Ohrit janë dëmet më të mëdha politike që i ka shkaktuar vendit Albin Kurti.
Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti nuk ndryshon dhe se largimi i tij nga pushteti do të ishte “nderi më i madh që i bëhet vendit”. “Albin Kurti nuk ndryshon është i pandryshueshëm dhe LDK duhet të bëjë përpjekje maksimale që me arrit një rezultat të mirë në zgjedhje dhe me qenë partnere në një koalicion qeverisës i cili ka 80 numra që është në gjendje me zgjedh edhe presidenten me një qeveri pa Albin Kurtin”, ka deklaruar Bajrami në Debat Plus. Ajo ka theksuar se marrëveshja e Brukselit dhe Aneksi i Ohrit janë dëmet më të mëdha politike që i ka shkaktuar vendit Albin Kurti. “Unë besoj që largimi i Albin Kurtit, shkuarja e tij në opozitë është nderi më i madh që i bëhet vendit, marrëveshja e Brukselit dhe Ankesi i Ohrit janë dëmet më të mëdha, kolosale politike që i ka shkaktu Albin Kurti”, ka deklaruar Bjarami. “Andrra Invest LLC” është pajisur me leje ndërtimi nga Komuna e Prishtinës pas plotësimit të kushteve të Zgjedhja e sotme është një investim i qëndrueshëm, që do të mbetet pasuri e vlefshme për familjen 11/03/2025 08:03 Bajrami: Shkuarja e Kurtit në opozitë është nderi më i madh që i bëhet Kosovës 11/03/2025 07:53 A do të funksionojë plani 12-pikësh i BE-së për Ukrainën?