Pikat kryesore
- Avokati Anton Nrecaj ka folur lidhur me shfuqizimin e një grumbulli ligjesh nga Gjykata Kushtetuese.
- Nrecaj është shprehur në FIVE në RTV Dukagjini se qëllimet politike të pamatura, duke mos respektuar ligjin dhe Rregulloren e Kuvendit, kanë edhe efekt juridik.
- “Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese është thirrur pikërisht në këtë pjesë, ku nuk ka lejuar që politika të cenojë rendin kushtetues”, ka thënë ai.
Avokati Anton Nrecaj ka folur lidhur me shfuqizimin e një grumbulli ligjesh nga Gjykata Kushtetuese. Nrecaj është shprehur në FIVE në RTV Dukagjini se qëllimet politike të pamatura, duke mos respektuar ligjin dhe Rregulloren e Kuvendit, kanë edhe efekt juridik. “Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese është thirrur pikërisht në këtë pjesë, ku nuk ka lejuar që politika të cenojë rendin kushtetues”, ka thënë ai. Tutje, avokati është shprehur se aktgjykimi ka qenë i fokusuar më shumë në pjesën e evitimit të vendimeve politike, të cilat potencialisht mund të cenonin rendin kushtetues. “Andaj, edhe arsyetimi të cilin e jep dhe mosfutja në detaje e ligjeve si pako, me bë interpretimin Gjykata Kushtetuese, përfshi edhe Ligjin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme…”, ka thënë ai. “Deputetët, kur e kanë adresuar çështjen në Gjykatën Kushtetuese, e kanë atakuar një vendim të qeverisë dhe ligjet e kaluara në Kuvend duke i shkelur parimet dhe dispozitat kushtetuese, prandaj nuk është futur, do të thotë, mbi bazën e meritës së ligjit, mirëpo e ka mbrojtur atë pjesë të mënyrës se si dhe ka qartësuar se cilat janë kompetencat e qeverisë…”, ka thënë ai ndër të tjera. Studentët e UNI-UNI – Universum International College Powered by Arizona State University arritën sukses të jashtëzakonshëm duke Nëse Düsseldorfi është destinacioni juaj, PrishtinaTicket ju ofron fluturime direkte nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës çdo ditë, 01/12/2026 18:33 Osmani dhe Wikoff diskutojnë bashkëpunimin për sigurinë dhe stabilitetin rajonal 01/12/2026 18:30 Aksidenti që e la në karrocë babain e gazetares Paulina Nushi, ajo rrëfen ditën kur për familjen e tyre ndryshoi çdo gjë 01/12/2026 18:28 Çitaku: Veprimi i konsullit nuk është rastësi, pasqyron mentalitetin e instaluar në qeverisje