Asteria Collection: Arrestohet i dyshuari për vrasjen në Viti, ishte në arrati qe dy…

Asteria Collection: Arrestohet i dyshuari për vrasjen në Viti, ishte në arrati qe dy javë

Pikat kryesore

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuarin për vrasjen që ka ndodhur më 18 shtator në fshatin Debëlldeh të Vitisë. Ai është dorëzuar sot, teksa Policia beson se kjo ka ndodhur pas presionit të vazhdueshëm si rezultat i veprimeve të vazhdueshme hetimore intensive, intervistave, zbatimit të masave të veçanta hetimore si dhe kontrolleve të përsëritura në disa lokacione të identifikuara si të mundshme për strehimin e tij. “I dyshuari J.I. (viti i lindjes 1987) mashkull kosovar, shtetas i Kosovës, dyshohet se është i përfshirë në rastin e veprës penale ‘’Vrasje e rëndë’’ të ndodhur me datën 18.09.2025 në fshatin Debëlldeh të Komunës e Vitisë. I njëjti që nga ajo kohë deri më sot ka qenë në arrati. I njëjti është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë në qendrën e mbajtjes. Hetimet rreth rastit janë vazhdim e sipër në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Shtetit”, thuhet në njoftimin e Policisë. VERA vazhdon edhe në SHTATOR dhe TETOR me fluturime DIREKTE për ANTALYA! VERA 2025 është VERA FIBULA! Asteria Collection CIMA GRAND COMPLEX është zgjedhja perfekte për ata që kërkojnë cilësi, siguri dhe rehati. Me arkitekturë moderne 10/01/2025 15:29 Mbetje pesticide mbi normë, Sllovenia bllokon një sasi specash nga Shqipëria 10/01/2025 15:27 Tetori muaji i ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit, Rama: Në Prishtinë ofrojmë kontrolla mamografie falas 10/01/2025 15:25 Arrestohet i dyshuari për vrasjen në Viti, ishte në arrati qe dy javë

Lini një Përgjigje