Pikat kryesore
Sulmuesi nga Vushtrria, Florent Hasani po kalon në formë shumë të mirë në Ligën e Parë të Turqisë me skuadrën e Bolusporit. Hasani kryeson listën e top golashënuesve duke realizuar 7 gola pas 8 xhirove të zhvilluara. Boluspori renditet në vendin e 8-të me 12 pikë, teksa Hasani ka ndikuar direkt në 8 prej këtyre pikëve të grumbulluara me golat e tij.