Arrihet koalicioni i parë për balotazh në Prizren Lëvizja Vetëven

Arrihet koalicioni i parë për balotazh në Prizren Lëvizja Vetëven

Pikat kryesore

  • Lëvizja Vetëvendosje ka arritur marrëveshje koalicioni me Partinë e Re Demokratike për raudin e dytë të zgjedhjeve në Prizren.
  • Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi tha se është pajtuar me partinë e zëvendëskryeministres në detyrë, Emilija Rexhepi, për balotazh.
  • “Ne u pajtuam që SZK-ja të jetë pjesë e degës ekzekutive dhe se do të vazhdojmë së bashku me projektet e mëdha që i përfshimë në buxhetin e Republikës së Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje ka arritur marrëveshje koalicioni me Partinë e Re Demokratike për raudin e dytë të zgjedhjeve në Prizren. Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi tha se është pajtuar me partinë e zëvendëskryeministres në detyrë, Emilija Rexhepi, për balotazh. “Ne u pajtuam që SZK-ja të jetë pjesë e degës ekzekutive dhe se do të vazhdojmë së bashku me projektet e mëdha që i përfshimë në buxhetin e Republikës së Kosovës. Po ashtu, do të kthejmë komunitetit boshnjak të drejtat dhe përfaqësimin që e meritojnë”, ka shkruar Abrashi. Ai ka thënë se nëse arrin të bëhet kryetar do ta funksionalizojë Qendrën Kulturore Boshnjake. “Biseduam për çështjen e Zëvendëskryetarin e Komunës për komunitete. Ky bashkëpunim është shprehje e respektit, bashkëjetesës dhe vizionit tonë të përbashkët për një Prizren gjithëpërfshirës, të drejtë dhe me mundësi të barabarta për të gjithë”, shtoi ai. Chris Johnson, Senior Director dhe Head of 10/17/2025 15:26 Gucati nga Tirana: Gjithçka gati për protestë, çdo gjë po shkon siç kemi menduar 10/17/2025 15:21 Shkurte Fejza dhe Arif Vladi do të këndojnë në protestën e sotme në Tiranë 10/17/2025 15:15 Arrihet koalicioni i parë për balotazh në Prizren

Lini një Përgjigje