Pikat kryesore
- Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, ka bërë të ditur se do të udhëtojë drejt New Yorkut, pas një ftese zyrtare nga senatori amerikan David M.
- Carr, për të marrë pjesë në inaugurimin e rrugës “Isa Boletini” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
- Tahiri ka thënë se ndihet i nderuar për këtë ftesë dhe se do të marrë pjesë me shumë kënaqësi në këtë ngjarje, e cila sipas tij ka rëndësi të veçantë për komunitetin shqiptar në ShBA.
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, ka bërë të ditur se do të udhëtojë drejt New Yorkut, pas një ftese zyrtare nga senatori amerikan David M. Carr, për të marrë pjesë në inaugurimin e rrugës “Isa Boletini” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Tahiri ka thënë se ndihet i nderuar për këtë ftesë dhe se do të marrë pjesë me shumë kënaqësi në këtë ngjarje, e cila sipas tij ka rëndësi të veçantë për komunitetin shqiptar në ShBA. “Senatorin e kam mik, kam pasur takim edhe më herët me të gjatë vizitës time në New York. Është djalë që iu qëndron afër shqiptarëve në New York”, tha Tahiri mbrëmë në “Jehona Politika” në Klan Kosova. Ai ka shtuar se ky është një gjest domethënës që nderon figurën e heroit kombëtar Isa Boletini, si dhe përpjekjet e shqiptarëve në diasporë për të ruajtur dhe promovuar vlerat kombëtare. Përjetoni Pushimet Ideale, me Paketën All Inclusive në Flower Hotels & Resorts! Pushimet e ëndrrave tuaja ju presin këtë UNI-Universum International College mirëpriti sot për vizitë zyrtare z. Chris (Christopher) Johnson, Senior Director and Head UNI-Universum International College mirëpriti sot për vizitë zyrtare z. Chris (Christopher) Johnson, Senior Director and Head 10/26/2025 08:28 Trump: Nuk do ta takoj Putinin nëse nuk është gati për marrëveshje 10/26/2025 08:10 Ngjarjet e paralajmëruara për 26 tetor 2025 10/26/2025 07:54 Rama uron të diel të bukur nga natyra magjike e Lepushës