Ari fuqizohet, Bitcoin bie/ Eksperti shpjegon faktorët: Kriptovalutat ndikohen nga…

Ari fuqizohet, Bitcoin bie/ Eksperti shpjegon faktorët: Kriptovalutat ndikohen nga…

Pikat kryesore

  • Por, teksa ari shihet si një strehë e sigurt, e kundërta ndodh me tregun e kriptovalutave është luhatur ndjeshëm javët e fundit për shkak te riskut te larte, duke shënuar humbje rekord në 1 trilionë dollarë.
  • Analistët ndërkombëtarë të tregut e kanë cilësuar këtë periudhë dimri për kriptot.
  • Eksperti i tregut të kriptomonedhave, Shahin Dokuzi, i ftuar në “Money Report” u shpreh se ky treg ndikohet shumë nga spekulimet, por aktualisht vlera e tyre në treg është në rënie dhe se investitorët po tërhiqen.

Por, teksa ari shihet si një strehë e sigurt, e kundërta ndodh me tregun e kriptovalutave është luhatur ndjeshëm javët e fundit për shkak te riskut te larte, duke shënuar humbje rekord në 1 trilionë dollarë. Analistët ndërkombëtarë të tregut e kanë cilësuar këtë periudhë dimri për kriptot. Por kush janë faktorët që po zhvlerësojnë tregun? Eksperti i tregut të kriptomonedhave, Shahin Dokuzi, i ftuar në “Money Report” u shpreh se ky treg ndikohet shumë nga spekulimet, por aktualisht vlera e tyre në treg është në rënie dhe se investitorët po tërhiqen. Ndërkohë, çmimet e arit pritet të zgjerohen me tej edhe vitin e ardhshëm. Parashikimin optimist e ka bërë Deutsche Bank sipas të cilës në vitin 2026 ari mund të tejkalojë 4 400 dollarë, ndikuar veçanërisht nga blerjet e bankave qendrore. Ari ka parë një rritje të fortë përgjatë këtij viti me 59%, ndikuar nga pasiguritë e mëdha ekonomike dhe politike. Eksperti theksoi se fuqizim i arit do të ndikojë drejtpërdrejt në uljen e vlerës së kriptomonedhave. “Nga rënia që shihet investitorët janë tërhequr nga monedhat virtuale. Amerikanët ose e gjithë bota po mundohen të investojnë dhe fikja e këtyre monedhave do ishte e frikshme. Bitcoin rriten nga spekulimet. Ethereum dhe Bitcoin janë dy monedhat bazë. Ari do rritet dhe kjo bën që kriptomonedhat do të ulen. Kjo ndikohet dhe nga rritja e normës së interesit. Nëse rriten asetet e tjera, rritet inflacioni, norma e interesit, kjo do të ndikojë në rënie të tyre”, tha ai./ abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Çmimi i naftës pritet të rritet pas sulmit të SHBA-së ndaj Iranit Moti dëmtoi frutat e stinës/ Fier, qershitë dhe kumbullat nuk gjenden në treg Tesla dominon tregun e prodhuesve të automjeteve në botë

Lini një Përgjigje