Argjentina, finalistja e sigurt/ Amerikanolatinët kanë fituar të 6 gjysmëfinalet botërore

Argjentina, finalistja e sigurt/ Amerikanolatinët kanë fituar të 6 gjysmëfinalet botërore

Pikat kryesore

  • Kombëtarja e Argjentinës është e vetmja në kupat e botës që nuk gabon kurrë nëse arrin deri në gjysmëfinale.
  • Kjo traditë ka nisur gati 100 vjet më parë, kur “gauçosit” u kualfikuan për në finalen e humbur më pas ndaj Uruguajit në Montevideo, me suksesin e thellë 6-1 ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
  • Do të duhej të kalonte shumë kohë për t’u krijuar tradita, pasi “albiselestët” nuk mundën të kishin vazhdimësinë e një Italie, Brazili apo Gjermanie.

Vjen një moment që bëhet e pathyeshme. Kombëtarja e Argjentinës është e vetmja në kupat e botës që nuk gabon kurrë nëse arrin deri në gjysmëfinale. Kjo traditë ka nisur gati 100 vjet më parë, kur “gauçosit” u kualfikuan për në finalen e humbur më pas ndaj Uruguajit në Montevideo, me suksesin e thellë 6-1 ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Do të duhej të kalonte shumë kohë për t’u krijuar tradita, pasi “albiselestët” nuk mundën të kishin vazhdimësinë e një Italie, Brazili apo Gjermanie. Një gjysmëfinale e madhe u luajt në 1986 në stadiumin legjendar “Azteka”, në të cilën argjentinasit mundën 2-0 Belgjikën, me dy gola të mëdhenj të Diego Armando Maradonës. Kjo, vetëm pak ditë pasi Gjeniu i futbollit shënoi dy rrjetat e tij historike kundër Anglisë. Shkuan vetëm 4 vjet dhe kampionët e botës të 1986-ës arritën finalen edhe në 1990 në Itali, pas suksesit me penallti në katërshe kundër vendasve të Italisë. Fituesi u përcaktua nga 11-metërshat pasi 120 minuta përfunduan 1-1 në Napoli. Edhe në 2014, pra pasi kaluan 24 vite, Argjentina kaloi me penallti Holandën në Kupën e Botës të zhvilluar në Brazil, në të cilën humbën finalen ndaj Gjermanisë me shifrat 1-0. Sërish nën udhëheqjen e Lionel Mesit, kampionët e Amerikës Latine mundën lehtë 3-0 Kroacinë në 2022 në Katar, në një gjysmëfinale me një sens të vetëm, të ndriçuar nga klasi i 8 herë fituesit të Topit të Artë. E fundit ishte pikërisht gjysmëfinalja e luajtur pak ditë më parë përballë Anglisë. Triumfi u arrit me përmbysje, me dy asiste të Mesit, dhe me golat nga Enzo Fernandez dhe Lautaro Martinez, ndërsa pritet finalja e kësaj të diele kundër Spanjës. Edhe në 1978, skuadra e madhe nga Amerika e Jugut arriti finalen, dhe madje fitoi kupën e artë të FIFA-s, por Botërori I atij viti ishte me sistem grupi, jo me çerekfinale e gjysmëfinale. Rekordi është I gjithi argjentinas, por “gauçosit” nuk kanë pasur gjithmonë fat në finale, pasi kanë fituar vetëm 3 nga 6. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Nxënësi ndaj mësuesit në finale/ Trajneri i Argjentinës ka marrë leksione nga De la Fuente Presidenti Milei: Nuk do të jem në stadium për finalen Spanjë-Argjentinë “Do të jetë një ndeshje e veçantë”, Messi flet për përballjen me Spanjën në finalen e Botërorit

Lini një Përgjigje