Pikat kryesore
- Anglia ka rrëmbyer medaljen e bronztë në Kupën e Botës, pas një fitoreje dramatike 4-6 ndaj Francës në një ndeshje të mbushur me gola.
- “Tre Luanët” e nisën furishëm takimin dhe morën avantazhin që në minutën e tretë, kur Declan Rice realizoi me një goditje nga distanca.
- Në minutën e 18-të, Konsa dyfishoi shifrat me kokë, duke shfrytëzuar harkimin e Rice.
Anglia ka rrëmbyer medaljen e bronztë në Kupën e Botës, pas një fitoreje dramatike 4-6 ndaj Francës në një ndeshje të mbushur me gola. “Tre Luanët” e nisën furishëm takimin dhe morën avantazhin që në minutën e tretë, kur Declan Rice realizoi me një goditje nga distanca. Në minutën e 18-të, Konsa dyfishoi shifrat me kokë, duke shfrytëzuar harkimin e Rice. Anglia e mbylli pjesën e parë në epërsi 0-4, falë dy realizimeve të Bukayo Saka në minutat 37 dhe 45+1. Franca reagoi menjëherë pas rikthimit në fushë. Kylian Mbappe shënoi në minutën e 48-të për të ngushtuar diferencën, ndërsa gjashtë minuta më vonë asistoi për Barcolan, që realizoi për 2-5. Mbappe gjeti sërish rrugën e rrjetës në minutën e 66-të, gol që i siguroi epitetin e golashënuesit më të mirë në historinë e Botërorit. “Gjelat” patën mundësinë të afroheshin edhe më shumë në rezultat, por Michael Olise shpërdoroi raste të mira nga pranë portës. Ndërkohë, Gusto u kthye në figurën tragjike të Francës pas një ndërhyrjeje brenda zonës, për të cilën gjyqtari akordoi penallti. Saka nuk gaboi nga pika e bardhë në minutën e 87-të, duke kompletuar het-trikun dhe duke vulosur fitoren e Anglisë. Franca shënoi edhe një herë në minutën e 90+6′, përmes Ousmane Dembeles. Megjithatë, në momentet e fundit, teksa Franca kërkonte golin në sulm, Anglia goditi në kundërsulm me Jude Bellingham, i cili realizoi një eurogol në minutën e 90+8′ për ta mbyllur përfundimisht sfidën. Me këtë sukses, Anglia siguron medaljen e bronztë, ndërsa finalja e madhe do të luhet të dielën nga ora 21:00 mes Spanjës dhe Argjentinës.