Analiza/ Viti 2026 mund të jetë shumë i mirë për Bashkimin Evropian

Analiza/ Viti 2026 mund të jetë shumë i mirë për Bashkimin Evropian

Pikat kryesore

  • Analiza/ Viti 2026 mund të jetë shumë i mirë për Bashkimin Evropian Në këtë kohë të vitit, unë gjithmonë përpiqem ta bëj një parashikim të guximshëm për vitin e ri.
  • Për vitin 2025, parashikova se Transnistria dhe Moldavia mund të ribashkoheshin, e kjo as që u bë fjalë bile.
  • Prandaj, për vitin 2026 do ta bëj një parashikim edhe më të guximshëm.

Analiza/ Viti 2026 mund të jetë shumë i mirë për Bashkimin Evropian Në këtë kohë të vitit, unë gjithmonë përpiqem ta bëj një parashikim të guximshëm për vitin e ri. Për vitin 2025, parashikova se Transnistria dhe Moldavia mund të ribashkoheshin, e kjo as që u bë fjalë bile. Prandaj, për vitin 2026 do ta bëj një parashikim edhe më të guximshëm. Parashikoj se Bashkimi Evropian do të t’ia dalë mjaft mirë. Është e drejtë të thuhet se këto ditë në Bruksel mbizotëron shumë pesimizëm. U la kryesisht në hije në bisedimet për një zgjidhje të mundshme të luftës së Rusisë në Ukrainë, u përball me sulme të panumërta hibride si prerja e kabllove nënujore dhe inkursionet me dronë, si dhe e përjetoi përkeqësimin e marrëdhënieve transatlantike pasi Shtëpi e Bardhë po e vë hapur në dyshim bllokun. Të gjitha këto e patën ndikimin e vet ndaj Brukselit. Rrallëherë është vënë BE-ja kaq shumë në provë nga të gjitha drejtimet. “Një dele në një botë krejtësisht të re grabitqarësh”, siç u shpreh së fundmi një diplomat i BE-së. Dhe, sinqerisht, as këtë vit nuk pritet të jetë më mirë, sepse Shtetet e Bashkuara mund të tërheqin më shumë trupa nga kontinenti dhe ta rrisin mbështetjen për parti të ndryshme euroskeptike. Por, ekziston edhe një vizion alternativ, më i ndritshëm për BE-në, një vizion shumë pak i mundshëm, që përfshin disa mundësi për t’u shfrytëzuar dhe shumë “nëse”. Ukraina siguron paratë Le të fillojmë me një nga zhgënjimet kryesore në fazat përmbyllëse të vitit të kaluar: dështimin për të rënë dakord mbi një kredi reparacionesh për Ukrainën. Kjo ishte, pa dyshim, një goditje e madhe si për presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ashtu edhe për kancelarin gjerman Friedrich Merz, të cilët po bënin trysni për përdorimin e aseteve shtetërore ruse të ngrira në bllok për të gjeneruar një kredi prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën për dy vjetët e ardhshme. Arsyetimi ishte: pse duhet që taksapaguesit e BE-së të paguajnë faturën për plaçkitjen e Ukrainës nga Moska, kur në vend të kësaj mund të përdoren paratë e Putinit?

Lini një Përgjigje