Agjencia e Menaxhimit Emergjent tregon gjendjen në rajonet e Kosovës pas vërshimeve:…

Agjencia e Menaxhimit Emergjent tregon gjendjen në rajonet e Kosovës pas vërshimeve:…

Pikat kryesore

  • Agjencia e Menaxhimit Emergjente ka njoftuar se situata e vërshimeve në Kosovë ka shënuar përmirësim të dukshëm pas ndërprerjes së reshjeve të shiut dhe fillimit të reshjeve të borës.
  • Prishtinë dhe rrethinë: Vërshime të lokalizuara në nënkalime dhe disa rrugë dytësore të bllokuara, por situata mbetet e menaxhueshme.
  • Prizren: Gjatë natës janë raportuar pak intervenime, kryesisht teknike.

Agjencia e Menaxhimit Emergjente ka njoftuar se situata e vërshimeve në Kosovë ka shënuar përmirësim të dukshëm pas ndërprerjes së reshjeve të shiut dhe fillimit të reshjeve të borës. Prishtinë dhe rrethinë: Vërshime të lokalizuara në nënkalime dhe disa rrugë dytësore të bllokuara, por situata mbetet e menaxhueshme. Prizren: Gjatë natës janë raportuar pak intervenime, kryesisht teknike. Mitrovicë: Situatë kryesisht e qetë; disa familje janë evakuuar përkohësisht në Mitrovicën e Jugut si masë sigurie. Pejë / Istog: Dy intervenime, përfshirë evakuimin e një familjeje; komunat e tjera stabile. Gjakovë dhe Gjilan: Situatë e qetë dhe nën kontroll; lumenjtë po ulen. Reshjet e borës dhe ngricat, bazuar në të dhënat e AME-së, kanë shkaktuar probleme në disa rrugë, ndërsa disa janë ende të bllokuara për shkak të shembjeve të dheut. Autoritetet bëjnë thirrje për kujdes të shtuar gjatë qarkullimit. Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka mbështetur KEK-un dhe KOSTT-in me pompa thithëse për largimin e ujit nga objektet e prekura dhe vijon të jetë në gatishmëri të plotë. Njësitë e zjarrfikjes dhe shpëtimit janë aktive në ndihmë qytetarëve, ndërsa sistemi i komunikimit emergjent 112 monitoron situatën 24/7. Institucionet përgjegjëse theksojnë se situata është nën kontroll, por qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm për shkak të borës, ngricave dhe rrugëve të bllokuara. Studentët e UNI-UNI – Universum International College Powered by Arizona State University arritën sukses të jashtëzakonshëm duke Nëse Düsseldorfi është destinacioni juaj, PrishtinaTicket ju ofron fluturime direkte nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës çdo ditë, 01/08/2026 12:09 Agjencia e Menaxhimit Emergjent tregon gjendjen në rajonet e Kosovës pas vërshimeve: Situata është përmirësuar 01/08/2026 11:55 Deti i trazuar, del në breg një anije cisternë në Tale të Lezhës – pamje 01/08/2026 11:53 Zbulohet deklarata e ish-drejtorit financiar të BKS-së për aferën e sigurimeve

Lini një Përgjigje