Pikat kryesore
- 2 “spaçatorë” çuan në ndalimin nga AMP të nënkomisar Edmond Ruçi, specialist për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë.
- Më herët, janë arrestuar disa efektivë policie në qytetin bregdetar, si të përfshirë në favorizime sa i përket një ndërtimi pa leje në një hapësirë plazhi.
2 “spaçatorë” çuan në ndalimin nga AMP të nënkomisar Edmond Ruçi, specialist për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë. Sipas informacioneve, gjatë ndalimit të 2 personave të dyshuar për shpërndarje të lëndëve narkotike, janë vendosur pajisje përgjimi në ambientet e dhomave të shoqërimit dhe pas kësaj ka ardhur edhe ndalimi nga AMP i oficerit të policisë. Përgjimi është bërë me urdhër të prokurorisë. Më herët, janë arrestuar disa efektivë policie në qytetin bregdetar, si të përfshirë në favorizime sa i përket një ndërtimi pa leje në një hapësirë plazhi. Në pranga përfundoi edhe shefi i komisariatit! Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Aksidenti fatal në Durrës/ AMP nis hetimet për përgjegjësinë efektivëve: Verifikohen denoncimet e mëparshme Lamallari prezanton drejtorin e ri të AMP: Forconi standardet e integritetit në Policinë e Shtetit I morën para një shtetasi/ AMP ekzekuton masat e sigurisë për 3 efektivë në Orikum