Çështja Veliaj është më shumë politike sesa ligjore”, pedagogia: Vendimi i Gjykatës së…

Çështja Veliaj është më shumë politike sesa ligjore”, pedagogia: Vendimi i Gjykatës së…

Pikat kryesore

  • Pedagogia Arsejda Gjyli tha në një intervistë në Report TV se çështja ndaj kryebashkiakut Veliaj është më shumë një betejë politike, sesa ligjore.
  • Sipas pedagoges Gjyli, Veliaj po pengohet të kryejë detyrën e kryebashkiakut të Tiranës, detyrë për të cilën ka marrë edhe votëbesimin popullor në zgjedhjet lokale.
  • Sepse çështja e tij nuk është vetëm çështje ligjore, por edhe politike.

Pedagogia Arsejda Gjyli tha në një intervistë në Report TV se çështja ndaj kryebashkiakut Veliaj është më shumë një betejë politike, sesa ligjore. Vendimin e sotëm të Gjykatës së Lartë, e cila rrëzoi kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për zëvendësimin e masës së sigurisë ‘arrest me burg’ me një masë më të lehtë sigurie, Gjyli e cilësoi në kundërshtim me vendimin e mëparshëm të Gjykatës Kushtetuese. Sipas pedagoges Gjyli, Veliaj po pengohet të kryejë detyrën e kryebashkiakut të Tiranës, detyrë për të cilën ka marrë edhe votëbesimin popullor në zgjedhjet lokale. “Veliaj vazhdon betejën e tij sa ligjore, aq edhe politike. Sepse çështja e tij nuk është vetëm çështje ligjore, por edhe politike. Pesha shumë e madhe e kësaj vendimmarrjeje, lidhet me kërkesën që ai ka dërguar në Kushtetuese, duke kërkuar zbutjen e masës së sigurisë, të lidhur me proporcionalitetin, me rolin e tij të marrë nga Gjykata Kushtetuese, si drejtues i legjitimuar i Bashkisë Tiranë dhe i rikthyer në detyrë për ta ushtruar atë në kushte të jashtëzakonshme, pra nga burgu. Jemi në pikën që drejtësia vihet përballë vetvetes. Pra jemi në termat që Kushtetuesja e rikthen në detyrë për ta ushtruar në kushte të jashtëzakonshme. Që do të thotë praktikisht çfarë mund të bëjë Veliaj nga burgu për Tiranën. Maksimumi mund të firmosë kur flasim për vendimmarrje të nivelit shumë të lartë. Por pastaj e gjithë vendimmarrja është në duart e zëvendës-kryebashkiakëve. Dhe këtu mendoj që çështja është sa politike, aq edhe e drejtësisë”, tha mes të tjerash Gjyli.

Lini një Përgjigje