Rama nga Korça për 35-vjetorin e PS: Në maj 1996 socialistët u dhunuan me brutalitet nga…

Rama nga Korça për 35-vjetorin e PS: Në maj 1996 socialistët u dhunuan me brutalitet nga…

Pikat kryesore

  • Kryeministri Edi Rama deklaroi se në 26 majin e vitit 1996, Partia Socialiste u përball me një regjim brutal, ku u dhunua edhe rezultati i zgjedhjeve.
  • Në Korçë, Rama tha se më 26 maj 2026, Partia Socialiste e afroi Shqipërinë me Bashkimin Evropian.
  • Rama shtoi se tanimë ka filluar mbyllja e grupkapitujve, lidhur me negociatat me BE.

Kryeministri Edi Rama deklaroi se në 26 majin e vitit 1996, Partia Socialiste u përball me një regjim brutal, ku u dhunua edhe rezultati i zgjedhjeve. Në Korçë, Rama tha se më 26 maj 2026, Partia Socialiste e afroi Shqipërinë me Bashkimin Evropian. Rama shtoi se tanimë ka filluar mbyllja e grupkapitujve, lidhur me negociatat me BE. “Një koicidencë e madhe bashkoi një datë, 26 majin. Dy momente, domethënëse të PS. 26 maji i 1996 ku socialistët u përballën me furinë e një dhunë dhe brutalitet, ku vuri Shqipërinë përballë sfidës reale të ndërtimit të demokracisë. Dhe e vendosi PS në situatë jashtëzakonisht dramatike, ata që ishin në vijën e parë, u dhunuan ashtu sikundër u dhunua edhe rezultati i atyre zgjedhjeve që u grabitën nga pushteti i degraduar i PD. Ai 26 maj sot është i papërfytyrueshëm. Opozita dhunohej rregullisht. Shqipëria e asaj kohe kishte vetëm një gazetë opozitare, edhe ajo u bë shkrumb e hi, nga ai që ishte vërtet regjim brutal. Para pak ditëve, më 26 maj, PS e ngjiti Shqipërinë edhe një majë më lart, në majën që kemi amanet nga të parët tanë, ku gjendet shtëpia e Europës së Bashkuar. Sot ia kemi ngritur çdo shqiptari kudo në botë”, theksoi ai.

Lini një Përgjigje