Pikat kryesore
- Në thelb të kësaj dinamike qëndron një lloj “sado-mazokizmi politik” që ka karakterizuar ekstremistët e VMRO-DPMNE-së ndër vite.
- Kjo është një ndjenjë inferioriteti karshi ndërkombëtarëve perëndimorë dhe fqinjëve, e cila tentohet të kompensohet përmes një arrogance dhe shfaqjeje superioriteti ndaj shqiptarëve brenda shtëpisë.
Ngjarjet e fundit politike në Republikën e Maqedonisë së Veriut; nga debatet simbolike për himnin e munguar në Kuvendin e Vlen-it e deri tek protestat e studentëve për përdorimin e gjuhës shqipe; nuk janë thjesht episode të izoluara por maja e një ajsbergu të një strategjie më të vjetër dhe më të rrezikshme për një “de-albanizim” faktik dhe metaforik të shtetit, duke i kthyer shqiptarët nga faktorë shtetformues në dekor politik. Në thelb të kësaj dinamike qëndron një lloj “sado-mazokizmi politik” që ka karakterizuar ekstremistët e VMRO-DPMNE-së ndër vite. Kjo është një ndjenjë inferioriteti karshi ndërkombëtarëve perëndimorë dhe fqinjëve, e cila tentohet të kompensohet përmes një arrogance dhe shfaqjeje superioriteti ndaj shqiptarëve brenda shtëpisë.