Aksidenti tragjik: Humb jetën drejtuesja e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare dhe…

Aksidenti tragjik: Humb jetën drejtuesja e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare dhe…

Pikat kryesore

  • Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të premte në aksin Prizren-Suharekë, ku një makinë me targa shqiptare është përplasur me një kamion, ku si për pasojë kanë humbur jetën dy fëmrat që po udhëtonin në mjet.
  • Bëhet fjalë për Elizabeta Katija, 43-vjeçe (drejtuesja e mjetit) dhe Eorda Sinollari, 32 vjeçe (pasagjere), të cilat kanë ndërruar jetë në vend.
  • Dyshohet se shkak i aksidentit, ishte koha e keqe dhe me mjegull.

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të premte në aksin Prizren-Suharekë, ku një makinë me targa shqiptare është përplasur me një kamion, ku si për pasojë kanë humbur jetën dy fëmrat që po udhëtonin në mjet. Bëhet fjalë për Elizabeta Katija, 43-vjeçe (drejtuesja e mjetit) dhe Eorda Sinollari, 32 vjeçe (pasagjere), të cilat kanë ndërruar jetë në vend. Dyshohet se shkak i aksidentit, ishte koha e keqe dhe me mjegull. Elizabeta Katija ishte një personazh i njohur në fushën e biznesit në vendin tonë. 43-vjeçarja mbante rolin e drejtueses në Dhomën e Biznesit të Diasporës Shqiptare. Shpesh herë, Katija udhëtonte jashtë vendit, për të marrë pjesë në takime të botës së biznesit. Ndërsa Eorda Sinollari, po ashtu është një emër i njohur në botën e biznesit, pasi ushtronte profesionin e konsulentes së biznesi në Gjermani. Nga aksidenti mbeti i plagosur rëndë edhe drejtuesi i kamionit, Munish Grajçefci, i cili ka është duke marrë ndihëm mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa policia e Kosovës, bën me dije se hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të aksidentit që i preu në mes jetën e dy shqiptareve.

Lini një Përgjigje