Aksident tragjik në Luksemburg/ Humbin jetën pesë persona, mes tyre tre shqiptarë

Aksident tragjik në Luksemburg/ Humbin jetën pesë persona, mes tyre tre shqiptarë Një aksident i rëndë rrugor ndodhi mbrëmjen e së hënës në Luksemburg, në aksin rrugor mes Heiderscheid dhe Feulen, ku për pasojë humbën jetën pesë persona.

Mediat lokale raportojnë se tre prej viktimave janë shqiptarë nga Kosova.

Në vendin e aksidentit u angazhua një numër i madh i shërbimeve të emergjencës, përfshirë ekipe të ndihmës së shpejtë, zjarrfikës dhe helikopter i shpëtimit ajror.

Megjithë përpjekjet, asnjë nga personat e përfshirë në aksident nuk mundi të shpëtohej.

Policia kriminalistike ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Sipas burimeve të mediave vendase, dyshohet se njëra nga makinat ka kaluar në korsinë e kundërt, duke shkaktuar përplasjen fatale.

Aksident tragjik në Luksemburg/ Humbin jetën pesë persona, mes tyre tre shqiptarë Rikthehen reshjet e shiut, parashikimi i motit për ditën e mërkurë Shqipëria merr drejtimin e Komitetit Monitorues të “Interreg Europe”, vendi i parë kandidat që mban këtë rol Aksident në periferi të Korçës, makina përplas gruan me biçikletë, dërgohet menjëherë në spital Berisha: Dhimitër Anagnosti, kolos i gjenisë krijuese artistike Rrugët e reja kombëtare, Rama: Buqetë e infrastrukturës që ka shkurtuar distancat

Lini një Përgjigje