Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se sot ka mbajtur takim me kryetarët e degëve për të filluar përgatitjet për zgjedhjet lokale.
Abdixhiku thekson se LDK është gati, nga hapja e fushatës me 13 shtator në Prishtinë e deri tek dita e fitores më 12 tetor.
“Gati të hyjë në çdo lagje, çdo fshat e çdo qytet.
Gati të flasë me secilin qytetar, të dëgjojë çdo shqetësim, e të bëjë të ardhmen që meriton ky vend.Fushata jonë do të jetë e ndershme dhe plot shpresë” shkruan Abdixhiku raporton “Gazeta Blic”.
“Kandidatët tanë janë njerëzit e punës, të përgjegjësisë, të shpresës.
Ata do të jenë kudo pranë jush, sepse ky është misioni ynë: të shërbejmë, të rikthejmë besimin, të kthejmë Kosovën në rrugën e zhvillimit” Abdixhiku thotë se duhet t’i jepet fund papërgjegjësisë dhe ti jepet vendit shpresa që meriton.
U mblodhëm sot me Kryetarët e Degëve për të nisur betejën tonë të madhe, zgjedhjet lokale.
Fushata jonë do të jetë e ndershme dhe plot shpresë.
Kandidatët tanë janë njerëzit e punës, të përgjegjësisë, të shpresës.
Ata do të jenë kudo pranë jush, sepse ky është misioni ynë: të shërbejmë, të rikthejmë besimin, të kthejmë Kosovën në rrugën e zhvillimit.
Në ditën e parë të vitit të ri shkollor, Korporata Rugove vizitoi shtatë shkolla fillore në kryeqytet, *Alergjia është një lloj reagimi ndryshe i trupit ndaj substancave që për shumë njerëz janë komplet të