/ Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, dy të plagosur

/ Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, dy të plagosur

Pikat kryesore

  • Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, pranë mbikalimit të Fllakës.
  • Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, duke pësuar dëme të mëdha materiale.
  • Sipas informacioneve paraprake, si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur dy drejtuesit e mjeteve, të cilët janë transportuar me ambulancë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, pranë mbikalimit të Fllakës. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, duke pësuar dëme të mëdha materiale. Sipas informacioneve paraprake, si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur dy drejtuesit e mjeteve, të cilët janë transportuar me ambulancë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur veprimet për dokumentimin e aksidentit dhe zbardhjen e shkaqeve që çuan në përplasjen e dy automjeteve. Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë dëmtime të konsiderueshme në të dy mjetet, ndërsa aksidenti ka shkaktuar për disa minuta edhe vështirësi në qarkullimin e automjeteve në këtë segment të autostradës. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Tritol në makinën e Mirash Gjikolës/ Arrestohet 21-vjeçari, bashkëpunoi me dy të tjerë që janë në kërkim Aksident i shumëfishtë në autostradën Levan–Tepelenë/ Përplasen pesë automjete Aksident në bypass-in e Vlorës/ Makina përplaset me furgonin, një i plagosur në gjendje të rëndë

Lini një Përgjigje