Pikat kryesore
- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka reaguar në studion e News24 ndaj aludimeve se është emëruar kryeinspektor i përgjithshëm, duke i cilësuar këto pretendime si të pavërteta dhe të pabazuara.
- Sula ironizoi akuzat që sipas tij përsëriten sa herë që dikush shfaq qëndrime ndryshe nga lidershipi i PD-së.
- Kushdo që nuk është dakord me lidershipin e PD, sipas tyre, i ble Rama të gjithë”, u shpreh ai me ironi.
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka reaguar në studion e News24 ndaj aludimeve se është emëruar kryeinspektor i përgjithshëm, duke i cilësuar këto pretendime si të pavërteta dhe të pabazuara. Sula ironizoi akuzat që sipas tij përsëriten sa herë që dikush shfaq qëndrime ndryshe nga lidershipi i PD-së. “Sa miliona euro na ka blerë një herë? Kushdo që nuk është dakord me lidershipin e PD, sipas tyre, i ble Rama të gjithë”, u shpreh ai me ironi. Ish-deputeti theksoi se nuk ekziston asnjë emërim, vendim apo urdhër zyrtar në lidhje me këtë post. “Nuk është asgjë e vërtetë, nuk ka asnjë lloj emërimi, asnjë vendim, asnjë urdhër. Nuk e di nga ka dalë kjo”, deklaroi Sula. Ai sqaroi se shkëputja e tij nga Partia Demokratike dhe qëndrimet e mbajtura ndër vite janë bërë shkak për keqinterpretime dhe sulme politike. “Duke pasur parasysh që jam shkëputur nga PD dhe nuk kam më vend aty, në kulmin e karrierës sime politike m’u prenë këmbë e kokë dhe tani nuk e kuptoj çfarë shqetësimi kanë”, u shpreh ai. Sula nënvizoi se ka mbajtur gjithmonë qëndrimin se shteti nuk i përket as Sali Berishës dhe as Edi Ramës. Ai shtoi se ka deklaruar publikisht se mund të konsiderojë punën në shtet vetëm nëse nuk merret më me politikë aktive.