Pikat kryesore
- Demokratët ndahen për 23 majin, ditën kur Sali Berisha kandidon përballë vetvetes për kreun e partisë së tij.
- 11% deklarohen pro Berishës, por e kritikojnë për mënyrën se si skualifikoi gjithë kandidatët.
- 7% po ashtu janë me Berishën, por janë realistë: më mirë mos bënte garë fare, pasi rezultati dihet.
Demokratët ndahen për 23 majin, ditën kur Sali Berisha kandidon përballë vetvetes për kreun e partisë së tij. 11% deklarohen pro Berishës, por e kritikojnë për mënyrën se si skualifikoi gjithë kandidatët. Sipas tyre, gara me vetveten po dëmton PD. 12% besojnë ende te PD, por jo me kryetar Berishën. 7% po ashtu janë me Berishën, por janë realistë: më mirë mos bënte garë fare, pasi rezultati dihet. Por gjithsesi janë pak. Një shumicë dërrmuese e të anketuarve, 70%, nuk u intereson më fare çfarë ndodh me PD, sa kohë në krye qëndron Sali Berisha. KAMPIONI: 1372 banorë të rritur të Shqipërisë. Linku i pyetësorit u shpërnda me SMS të rastësishme, në mënyrë proporcionale në qytetet dhe fshatrat e vendit. Pyetësori u plotësua elektronikisht, në mënyrë krejt anonime, nga të anketuarit. Kampioni u kolaudua statistikisht për t’i përfaqësuar sa më mirë 1.9 milionë banorët e rritur të Shqipërisë nga pikëpamja gjeografike, demografike, arsimore dhe politike. Marzhi i gabimit statistikor për kampionin e plotë: +/- 2.6%. / abcnews.al / Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Nëse zgjedhjet mbahen sot? Sondazhi: PD për herë të parë nën 20%! PS ruan ritmin, por e ‘rrezikon’ një parti të re Aksidenti tragjik në Durrës/ A duhet ashpërsuar ligji? Ja opinioni i shqiptarëve Paraburgimi, jo më masë e parë/ Sondazhi: 82 përqind janë dakord me vendimin e Gjykatës së Lartë