Pikat kryesore
- Pas 15 vitesh, prokurorët dhe gjyqtarët kanë në dorë një praktike te re, që do të ndryshojë pothuajse rrënjësisht, mënyrën si ata vendosin masën e “arrestit me burg” për personat në hetim.
- Trupa prej 16 gjyqtarësh të Gjykatës së Lartë ka vendosur ndryshimin e praktikës së 2011, që përcaktonte praktikën e vendosjes së masës së arrestit me burg.
- Në sondazhin “Zëri i Shqiptarëve” në ABC News, 1372 personave iu bë pyetja: A jeni dakord me vendimin e Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit në Shqipëri?
Pas 15 vitesh, prokurorët dhe gjyqtarët kanë në dorë një praktike te re, që do të ndryshojë pothuajse rrënjësisht, mënyrën si ata vendosin masën e “arrestit me burg” për personat në hetim. Trupa prej 16 gjyqtarësh të Gjykatës së Lartë ka vendosur ndryshimin e praktikës së 2011, që përcaktonte praktikën e vendosjes së masës së arrestit me burg. Në sondazhin “Zëri i Shqiptarëve” në ABC News, 1372 personave iu bë pyetja: A jeni dakord me vendimin e Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit në Shqipëri? 82 përqind u përgjigjen po, 15 përqind u deklaruan kundër, ndërsa 3 përqind ishin të dyzuar. Linku i pyetësorit u shpërnda me SMS të rastësishme, në mënyrë proporcionale në qytetet dhe fshatrat e vendit. Pyetësori u plotësua elektronikisht, në mënyrë krejt anonime, nga të anketuarit. Kampioni u kolaudua statistikisht për t’i përfaqësuar sa më mirë 1.9 milionë banorët e rritur të Shqipërisë nga pikëpamja gjeografike, demografike, arsimore dhe politike. Marzhi i gabimit statistikor për kampionin e plotë: +/- 2.6%./ abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Aksidenti tragjik në Durrës/ A duhet ashpërsuar ligji? Ja opinioni i shqiptarëve U përjashtua nga gara në PD/ Sondazhi në “Zëri i Shqiptarëve”: 69.2 përqind janë dakord me Meremen dhe padinë e saj “39.6 % votues të PD banojnë në zona rurale”/ Sondazhi: 33.8% votues të PS kanë arsim të lartë