Pikat kryesore
- Spektakli i fundit i “Prime” ka ndezur një debat të fortë jo vetëm në studio, por edhe në rrjetet sociale.
- Ky diskutim u thellua akoma më shumë kur edhe paneli i opinionistëve iu bashkua këtij mendimi, duke analizuar dhe kthyer raportin e tyre në qendër të vëmendjes.
- Megjithatë, kjo qasje e emisionit nuk është pritur aspak mirë jashtë, duke sjellë reagime të ashpra kundër këtij “trillimi”.
Spektakli i fundit i “Prime” ka ndezur një debat të fortë jo vetëm në studio, por edhe në rrjetet sociale. Shkak është bërë një aludim i ngritur në studio nga moderatorja Arbana Osmani, e cila hodhi dyshime përmes një klipi se shkrimtarja 63-vjeçare, Mimoza Ahmeti, mund të ketë pasur një pëlqim përtej miqësisë për Adionin, djaloshin e ri që u eliminua pak ditë më parë. Ky diskutim u thellua akoma më shumë kur edhe paneli i opinionistëve iu bashkua këtij mendimi, duke analizuar dhe kthyer raportin e tyre në qendër të vëmendjes. Megjithatë, kjo qasje e emisionit nuk është pritur aspak mirë jashtë, duke sjellë reagime të ashpra kundër këtij “trillimi”. Një nga reagimet më të forta dhe më të drejtpërdrejta ka ardhur nga Jetmir Salaj, fitues i “Big Brother 3” dhe ish-banor i “BBVA 3”.