3 — Ilir Shaqiri: “A je i martuar?” Habit me përgjigjen Ilir Shaqiri dhe ndez rrjetin…

Ilir Shaqiri: “A je i martuar?” Habit me përgjigjen Ilir Shaqiri dhe ndez rrjetin pas…

Pikat kryesore

  • Hyrja me bujë e Ilir Shaqirit në “Ferma VIP 3” ka trazuar menjëherë ujërat brenda formatit dhe ka ndezur reagime të shumta në rrjet.
  • Fituesi i edicionit të parë të “Big Brother VIP” është pritur mjaft mirë nga një pjesë e fermerëve, por ai që ka marrë vëmendjen absolute ka qenë një moment tepër komik mes tij dhe poetes Mimoza Ahmeti.
  • Teksa Moza ishte duke i bërë një masazh balerinit për ta mikpritur në shtëpi, ajo nuk ka hezituar t’i bëjë një pyetje të drejtpërdrejtë që ka shkaktuar të qeshura.

Hyrja me bujë e Ilir Shaqirit në “Ferma VIP 3” ka trazuar menjëherë ujërat brenda formatit dhe ka ndezur reagime të shumta në rrjet. Fituesi i edicionit të parë të “Big Brother VIP” është pritur mjaft mirë nga një pjesë e fermerëve, por ai që ka marrë vëmendjen absolute ka qenë një moment tepër komik mes tij dhe poetes Mimoza Ahmeti. Teksa Moza ishte duke i bërë një masazh balerinit për ta mikpritur në shtëpi, ajo nuk ka hezituar t’i bëjë një pyetje të drejtpërdrejtë që ka shkaktuar të qeshura. Moza : O Ilir, beqar je? Iliri : Jo. Moza : Jo ë? Thashë se edhe të martojmë këtu ne, kemi plot. Por Iliri, duke mos dalë nga karakteri i tij, nuk e ka lënë me kaq dhe i ka kthyer një përgjigje epike duke thënë: “ Po të ma gjesh një grua të dytë, ça të them unë…” Ilir Shaqiri ka dëshmuar sërish natyrën e tij thumbuese, ironike dhe të gatshme për lojë, një tipar ky që e karakterizoi fuqishëm edhe gjatë eksperiencës së tij në “BBVA 1”.

Lini një Përgjigje