Ilir Shaqiri futet në “Ferma VIP 3”, shpërthen Einxhel Shkira live: “E mora vesh para 5 minutash”

Ilir Shaqiri hyn në Ferma VIP 3, reagimi i Einxhel Shkirës merr vëmendje/ i tha Arbanës?

Hyrja e shumëpërfolur e Ilir Shaqirit në spektaklin “Ferma VIP 3” është konfirmuar, duke krijuar menjëherë dinamika të forta si brenda fermës, ashtu edhe në panelin e opinionistëve.

Fituesi i edicionit të parë të “Big Brother VIP Albania” bëri një hyrje të bujshme, e cila nuk surprizoi vetëm banorët, por edhe vetë opinionistët në studio. Reagimi që mori më shumë vëmendje ishte ai i Einxhel Shkirës, me të cilën Iliri ka pasur përplasje të forta gjatë eksperiencës së tyre në BBVA 1.

Reagimi që bëri xhiron e rrjetit

Në momentin që Ilir Shaqiri u shfaq në ekran, Einxhel Shkira mbeti e shtangur për disa sekonda, duke mos e fshehur surprizën e saj live në emision.

Situata u bë edhe më e nxehtë kur moderatorja Arbana Osmani iu drejtua me një pyetje ngacmuese:

“Nuk e di sa e bukur do jetë kjo hyrje për Einxhel Shkirën?”

“E mora vesh para 5 minutash”

Përgjigja e Einxhel ishte e drejtpërdrejtë dhe zbuloi një prapaskenë interesante nga produksioni. Ajo tregoi se nuk kishte asnjë informacion paraprak për hyrjen e Ilirit:

“Për mua që e mora vesh para 5 minutash? Unë e pashë në publicitet dhe kisha menduar që, duke qenë se jam këtu e shtëpisë, mendova që duhet ta dija.”

Opinionistja nuk e fshehu as pakënaqësinë, duke shtuar se ishte e vetmja që nuk ishte informuar për këtë zhvillim:

“Nuk e dija që dy kolegët e mi e dinin…”

Rikthehet rivaliteti i vjetër?

Hyrja e Ilir Shaqirit në “Ferma VIP 3” pritet të rikthejë tensionet dhe rivalitetin e njohur mes tij dhe Einxhel Shkirës, një përballje që ka mbetur në memorien e publikut që nga “Big Brother VIP Albania 1”.

Me këtë lëvizje të papritur, produksioni duket se ka synuar të rrisë ndjeshëm interesin dhe audiencën e spektaklit, duke sjellë dinamika të reja dhe përballje të forta në ekran.

Lini një Përgjigje